Shkencëtari prapa vaksinës së parë Covid-19 që ka rezultuar 90% efektive thotë se është i bindur se produkti i tij mund të luftojë virusin dhe t'i japë fund pandemisë që ka mbajtur peng botën në 2020-n.
Kompania gjermane BioNTech dhe gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer njoftuan përmes një deklarate për shtyp të hënën se vaksina e tyre ka rezultuar 90% efektive në ndalimin e sëmundjes. Në një intervistë për Guardian, drejtori ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin u shpreh optimist: "Nëse pyetja është nëse mund ta ndalojmë pandeminë me këtë vaksinë, atëherë përgjigjja ime është: Po”.
Derisa u zbuluan rezultatet e provave të së hënës, tha shkencëtari, ai nuk ishte i sigurt nëse vaksina e tij do të shkaktonte një reagim të fortë te sistemi imunitar i njeriut.
"Ishte e mundur që virusi të mos ishte në shënjestër të vaksinës, pra mund të gjente rrugën drejt qelizave të tjera dhe të vazhdonte t’i sëmurte njerëzit. Tani e dimë që vaksinat mund ta mposhtin këtë virus”.
Vaksina eksperimentale u zhvillua përmes metodës të njohur si mARN. Ndërsa vaksinat e tjera marrin informacion gjenetik nga një virus dhe e kultivojnë atë në një qelizë njerëzore, metoda mARN thjesht kërkon kodin gjenetik të virusit, duke shkurtuar kështu procesin e prodhimit.
Artikuj të rekomanduar:
- Sipas shkencëtarit të BioNTech, ja kur mund t'i rikthehet bota normalitetit
- Sa janë shanset e Shqipërisë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19
- Vaksina e re: Donald Trump akuzon Pfizer se vonoi lajmin e vaksinës për t’i mohuar atij fitoren
- Për herë të parë, një vaksinë 90% efektive: ‘Ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin’