Ka kaq shumë lloje balukesh sa mund të jetë e vështirë të përcaktoni se cilat janë ato që ju përshtaten në mënyrë perfekte me fytyrën.
Fatmirësisht, ky s’do të jetë më problem, sepse më poshtë do të gjeni disa lloje balukesh për forma të ndryshme të fytyrës:
Baluke “të harkuara”
Baluke të harkuara ose “gjysmë-hëna”. Qëllimi i tyre është të theksojnë tiparet e fytyrës suaj. Baluket anësore shtrihen në secilën anë të fytyrës, ndërsa qendra kalon pak mbi vetulat tuaja.
Baluket “bebe”
I popullarizuar për herë të parë nga ballerina burlesque “Bettie Page” në vitet 1950. Kjo prerje është perfekte për format rrumbullake të fytyrës.
Baluket “Birkin”
Nëse keni një fytyrë në formë zemre ose ovale, merreni parasysh këtë prerje.
Baluket “curtain” (perde)
Ky është një nga modelet që duket mirë në çdo formë fytyre. Për më tepër gjatësia që kanë zakonisht, është një lëvizje e sigurt sepse edhe nëse nuk ju pëlqen rezultati, flokët do t’ju rriten më shpejt se me një prerje më të shkurtër balukesh.
Baluket për flokë kaçurrela
Nëse keni flokë shumë kaçurrelë, sigurohuni të shkoni te një profesionist për baluket, pasi jo pak herë, ndodh që rezultati të jetë një baluke e shtrembërt dhe e pakuptueshme.
Micro-baluket
Si baluket “baby”, por shumë më të shkurtra. Një prerje e guximshme!
Baluket “Retro Pinup”
Një zgjedhje e mirë për gratë më flokë të hollë. Nëse ju pëlqen të ktheheni pas në kohë, pse jo.
Baluket të çrregullta
Një pamje e shkujdesur, por tërheqëse. Për periudhat kur doni të dukeni sikur s’keni bërë asnjë përpjekje për t’u dukur mirë, por thjesht dukeni gjithmonë bukur nga natyra.
Artikuj të rekomanduar:
- T’i presësh apo jo baluket, kjo është çështja! Shihni këto foto dhe vendosni
- Flokët e J.Lo mund t’i realizoni për fiks 5 minuta
- Hap pas hapi: Stilisti i flokëve të Ariana Grande-s ju tregon si të bëni bishtin tipik të këngëtares
- Kështu duken disa nga flokët më ‘cool’ të momentit: Do guxonit t'i provonit?
- As Kate Middleton nuk i rezistoi dot dëshirës për të ndryshuar flokët gjatë karantinës
Pop Sugar