Fotot e fundit të Kidës dhe Luana Vjollcës në Instagram na kujtuan se flokët në nuancat e ngjyrës rozë janë sërish në modë, dy vite pasi bënë namin.
Më herët gjatë vitit, kryesisht gjatë karantinës, njerëzit filluan të eksperimentonin me flokët dhe ngjyrosja e tyre nuk përbënte përjashtim. Roza u përfshi në eksperiment. Por në vijim u mor seriozisht dhe mjafton këtu të sjellim shembullin e Madonna-s,
Lady Gaga-s,
Dua Lipës
dhe Kaia Gerber.
Pse rozë?
Përveç të dukurit këndshëm, ngjyra rozë mund të zgjidhet edhe për arsye psikologjike. Sanam Hafeez, një neuropsikologe me bazë në New York, tha për Allure se roza është “ngjyra universale e dashurisë për veten dhe të tjerët”.
“Roza përfaqëson gjithë çfarë na duhet në një kohë si kjo tani,” tha ajo. “Nuk është ngjyrë e zhurmshme si e verdha apo portokallia.”
Roza është kaq ngjyrë e lumtur dhe sikur të mos mjaftonte kjo, nuk zgjat shumë. Pra, eksperiment argëtues pa zarar.
Artikuj të rekomanduar:
- Flokët e J.Lo mund t’i realizoni për fiks 5 minuta
- 9 mënyra si t’i stiloni flokët në prerjen Bob
- Hap pas hapi: Stilisti i flokëve të Ariana Grande-s ju tregon si të bëni bishtin tipik të këngëtares
- Çfarë balukesh do t'ju shkonin, bazuar në formën e fytyrës
- As Kate Middleton nuk i rezistoi dot dëshirës për të ndryshuar flokët gjatë karantinës
- Kështu duken disa nga flokët më ‘cool’ të momentit: Do guxonit t'i provonit?