Showbiz dhe TV

Po, Sara dhe Ledri janë zyrtarisht prindër

Shkruar nga Anabel

14 Dhjetor 2020

Po, Sara dhe Ledri janë zyrtarisht prindër

Përditësim, ora 19:50/ Ledri konfirmon lajmin përmes një fotoje në Instagram:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Përditësim, ora 19:15/ Miku i Ledrit dhe Sarës, Rron Kajtazi, konfirmoi lajmin duke publikuar një foto teksa komunikon me reperin. “Telefonata e lumturisë”, e quan ai duke shtuar me hashtag: "Në këtë ditë, vëllai im u bë baba. Urime".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ronnie. (@rronkajtazi)

Artikulli i mëparshëm:

Ledri dhe Sara Hoxha thuhet se janë bërë prindër për herë të parë. Media të ndryshme në Kosovë, si RTV21, Gazeta Express dhe Prive raportojnë se bebushja ka ardhur në jetë ditën e sotme.

Asnjë prej çiftit nuk ka reaguar.

Zërat për shtatzëninë u përhapën në fund të qershorit, ndërkohë që në prill, Ledri pohoi për “NIN” se është gati për t’u bërë baba. Të njëjtën gjë tha edhe në intervistën e fundit në “NIN” në qershor. I ftuar tek "E Diela Shqiptare" në shtator, reperi, bashkë me familjen e tij folën gjatë për emocionet e reja që i ka dhënë pritja e ëmbël e bebushes, jeta e re me Sarën dhe sigurisht të qenurit prind.

Në fund të korrikut, nëpërmjet një postimi në Instagram, të dy zbuluan gjininë e bebit, në tetor Ledri publikoi këngën "Si baba", ndërsa në nëntor emocionuan internetin me rrengun e famshëm.