TV Mania

Zërat për fituesin e ‘Festivalit të Këngës’: Enxhi Nasufi akuzon Anxhela Peristerin

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2020

Zërat për fituesin e ‘Festivalit të

Në një intervistë për “Ditë e re” në RTV Ora, këngëtarja Enxhi Nasufi, si një prej artistëve pjesëmarrës në “Festivalin e Këngës”, u pyet ndër të tjera edhe për zërat që qarkulluan javë më parë dhe shpallën Anxhela Peristerin si fituese të “Festivalit të Këngës”.

Enxhi fillimisht u shpreh,  “As nuk më pëlqejnë, as nuk më japin ndonjë emocion që të më prishin ndonjë punë të madhe”, ndërsa më pas shtoi:

“Ideja është që, e kam thënë dhe e përsëris, ka shumë portale që as media online nuk janë, sepse nuk janë profesionistë dhe duan disa klikime më shumë dhe vënë disa tituj thjesht për të marrë benefitet dhe e dyta, edhe këtë e kam thënë edhe e rithem, nuk më pëlqen thjesht energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë.”

“Pra, ti po thua që e ka shpërndarë artistja këtë gjë?” e pyeti moderatorja Arjola Shehu, të cilës këngëtarja iu përgjigj:

“Po, ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë fare e mirë, mendoj unë. Ne si artistë duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim shumë të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh [çmimin e parë], sepse mund të ndodhë, nuk ke pse flet lart e poshtë për asgjë. Jo vetëm Anxhi, por askush. Sepse në këtë mënyrë ti injoron edhe artistët e tjerë dhe nuk rrit as nivelin tënd njerëzor as artistik.”

“Nëse Anxhela do të dëgjonte dhe do të thoshte pse po më akuzon, unë s’e kam thënë askund” ndërhyri sërish moderatorja. Pas kësaj, Enxhi tha:

“Unë kështu e mendoj dhe mendoj që jemi vetë ne si njerëz dhe pak si popull që flasim lart e poshtë vetë. Përhapen fjalët dhe sigurisht që ka media që përfitojnë. Ku ka zë, nuk është pa gjë.”

Anxhela nga ana tjetër nuk i është përgjigjur. “Sado që bleta t’i shpjegojë mizës se lulja është më e mirë se m*ti, miza nuk do ta kuptojë” ka shkruar ajo në një postim në Instagram Stories, por postimi mund të jetë kunjë për dikë, për këdo, ose për asnjë.

Zërat për fituesin e ‘Festivalit të

Edicioni i 58 i “Festivalit të Këngës” do të mbahet në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.