Një video në TikTok, bazuar në asnjë provë, thoshte se Kanye West mund të ketë tradhtuar Kim me Jeffree Star.
Videoja u bë virale, duke bërë që thashethemet e paverifikuara të kalonin në Twitter dhe të merrnin dhe aty vëmendje.
Thashethemet filluan nga Ava Louise, përdoruesja e TikTok që qëndron pas këngës "Skinny Legend Anthem".
Në videon e TikTok, Louise tregon një artikull të Page Six që shkruante se Kim dhe Kanye janë në prag divorci.
Louise tha se ajo s’u surprizua nga divorci, pasi ai kishte qenë në një lldhje me “një guru të famshëm bukurie, mashkull”.
“Shumë njerëz të afërt me (ish)çiftin e kanë ditur prej kohësh”, shprehet Louise.
Sidoqoftë, Louise tha për Insider se nuk “mund të siguronte prova konkrete” të pretendimit.
@realavalouiise i can’t say WHO cuz he’ll sue me hint hint but it’s part of the reason Kanye’s so religious now it’s his self hatred .... my source is legit I promiss
? original sound - Ava Louise
Njerëz të tjerë në TikTok thonë se fakti që ata të dy i kanë shtëpitë afër, në Hidden Hills, Kalifornia, mund të jetë shenjë e një lidhjeje.
Për më tepër, Star është bërë një banor me kohë të pjesshme në Wyoming, ku Kanye zotëron prona dhe thuhet se po kalon shumë kohë atje kohët e fundit, sipas Page Six.
Dikush e pyet për thashethemet dhe Jeffree thotë se "po kënaqet në Wyoming":
Reached out to Jeffree Star for a statement based on the allegations that he is hooking up with Kanye West. #DramaAlert ? pic.twitter.com/Y6xfojGU45
— KEEM ? (@KEEMSTAR) January 6, 2021
Të mërkurën, Star fshiu një postim në Twitter, të vitit 2011, ku i kthente përgjigje Kanye-s dhe shkruante:
"Natën e djeshme ishte kaq argëtuese! Xoxo".
Përveç spekulimeve, nuk ka asgjë që sugjeron se Star dhe Kanye janë në të vërtetë në një lidhje, megjithëse në këngën e tij të vitit 2009, "Bitch, Please", Star bën rima që lidhen me seksin dhe përmend repera si Kanye, së bashku me një mori këngëtarësh të tjerë të famshëm.
Burimi: Insider