Kim Kardashian shpërndau një pikturë me shkrimin “Artistja ime e vogël North”.
Piktura është kjo:
Ndoshta North është një artiste e lindur dhe talent në pikturë, por njerëzit gjithsesi, janë mosbesues.
Dikush shkroi në Twitter:
“Duhet të punoja, po nuk ndaloj dot së menduari se si North West NUK e pikturoi këtë.”
i’m supposed to work but i can’t stop thinking about how north west did not paint this pic.twitter.com/W4J7886Muj
— lexi (@lexijawn) February 8, 2021
Një tjetër shkruante:
“S’e besoja se Kim do përfitonte nga vajza e saj 6-vjeçare, për t’u tallur me njerëzit në këtë mënyrë.”
Megjithatë, të tjerë thanë se “një 7-vjeçare pas 1 viti kurs pikture ose ndoshta pas 2-3 vitesh, mund ta pikturonte një pamje të tille. “
Dikush tjetër u shpreh:
“Si dikush që ka bërë art gjatë gjithë jetës, kjo është tërësisht e mundur për një 7-vjeçare, nëse ka qenë e shoqëruar me mësuesit dhe materialet më të mira. Në shumë raste mësuesit bëjnë një shembull të secilit element të pikturës dhe lënë fëmijën të bëjë pjesën tjetër.”
Burimi: Unilad