Të dielën, Ardit Gjebrea e drejtoi programin “E diela shqiptare” nga divani i shtëpisë. Për shkak të infektimit me Covid, producentit iu desh që të realizonte, me sukses duhet thënë, gjashtë orë program përmes kompjuterit. Megjithatë, shëndeti është parësor, ndaj të dielën e kësaj jave, Gjebrea do të mungojë në program.
“Këtë diel mjekët më thanë – PUSHIM! Por nuk do të ketë pushim ‘E diela shqiptare’!” shkroi ai në Instagram.
Producenti zbuloi se rubrikat “Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” do të moderohen nga Enkel Demi.
Për rubrikën “Telebingo shqiptare” do të kujdeset Gentian Zenelaj,
ndërsa Marsela Çibukaj do të moderojë “Ka një mesazh për ty”.