Pas spekulimeve që zgjatën me muaj, Kim Kardashian u divorcua nga Kanye West pas gjashtë vitesh martesë, më 19 shkurt. Ndërsa 40-vjeçarja e "Keeping Up with the Kardashians" dhe reperi 43-vjeçar ende nuk e kanë konfirmuar publikisht lajmin vetë, shumë ndjekës po pyesin: Çfarë ndodhi, çfarë shkoi keq?
Sipas E! News, dyshja thjesht filloi të distancohej me kalimin e kohës derisa erdhi ndarja. Një burim shtoi se "Kim u përpoq t'i jepte një shans" dhe se "ajo e kërkoi divorcin që vitin e kaluar, por tani ishte koha për të ecur përpara". Burime të tjera thonë se nuk pati asnjë tradhti dhe "askush nuk bëri diçka të keqe".
Një burim i veçantë i tha People se Kanye thuhet se beson se kandidimi i tij i fundit për president ndikoi për keq në martesën e tyre, duke i dhënë dhe "goditjen finale".
"Para kësaj, kishte shpresë. Pas kësaj, asnjë. Kjo i kushtoi martesën e tij," shpjegoi personi i brendshëm.
Kim dhe Kanye u lidhën në pranverën e vitit 2012, përpara se të fejoheshin një vit më vonë gjatë festës së 33-vjetorit të Kim. Në maj të 2014-ës, ata i bënë gjërat zyrtare duke u martuar. Ndarja e çiftit thuhet se është "miqësore" dhe Kim po kërkon kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre, për të cilën edhe Kanye është dakord.
Kim dhe Kanye janë prindër të 4 fëmijëve, North, 7 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 dhe Psalm, 1 vjeç.
- Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar!
- Një përdoruese e TikTok verifikon pikturën e North, të cilën njerëzit nuk e besuan
- Kim Kardashian thotë se këtë pikturë e ka bërë vajza e saj 7-vjeçare, por njerëzit s’po e besojnë!
- Kim ka gati gjithë planet që do t'i duhen pas ndarjes nga Kanye
- 11 çifte të famshëm që u ndanë, edhe pse shenjat e tyre në horoskop bëjnë ‘çiftin perfekt’
- Nga ‘Ju lutem respektoni privatësinë tonë’ kalohet në disa episode të KUWTK për divorcin Kanye-Kim
- Çfarë po ndodh mes Kim dhe Kanye-s?
Burimi: E! News, People, Pop Sugar