Flokët

Gjeni llojin tuaj të fytyrës dhe zbuloni si duhet t'i mbani flokët

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2021

Gjeni llojin tuaj të fytyrës dhe zbuloni si duhet t'i mbani

Të arrish të bëhesh gjithnjë e tërheqës jo gjithmonë kërkon shuma të mëdha parash, apo një takim tek kirurgu. Ndonjëherë, gjërat janë më të thjeshta dhe s'kushtojnë asgjë veç informacionit të duhur.

Të gjithë llojet e fytyrave kanë diçka të veçantë që thjesht po pret të dalë në pah. Çelësi është të gjesh çfarë i shkon llojit të fytyrës dhe tipareve të tua. E dini se ka një mënyrë të caktuar flokësh që i shkon veçanërisht llojit tuaj të fytyrës? Hidhini një sy më poshtë, pasi mund të zbuloni që deri tani çfarë nuk shkonte ishte ana e gabuar e flokëve!

Gjeni llojin tuaj të fytyrës dhe zbuloni si duhet t'i mbani

1. Fytyrë rrethore

Vajzat me këtë lloj fytyre kryesisht duhet t'i mbajnë flokët e ndara në mes, për të krijuar një fytyrë vizualisht më elegante. Pra, ndryshoni thjesht anën e flokëve dhe përpiquni të mos i mbani vetëm në njërën anë apo të mbledhura lart.

Gjeni llojin tuaj të fytyrës dhe zbuloni si duhet t'i mbani

2. Forma katrore e fytyrës

Për ju, perfekte janë flokët e ndara në një anë. Nëse doni baluke, mos u mendoni dy herë, por bëni kujdes t'i krihni vetëm në njërën anë.

Gjeni llojin tuaj të fytyrës dhe zbuloni si duhet t'i mbani

3. Fytyra në formë zemre

Flokët e theksuara në njërën anë janë modeli që do t'ju nxjerrë në pah më të mirën tuaj. Do të balancojë gjerësinë e formës së fytyrës dhe heq vëmendjen nga pjesa e ballit të gjerë.

Gjeni llojin tuaj të fytyrës dhe zbuloni si duhet t'i mbani

4. Fytyra në formë dardhe

Lloji më me fat i fytyrës! Tiparet janë në proporcion me njëra-tjetrën dhe kjo lejon të eksperimentoni me modele të ndryshme flokësh. Mund t'i prisni flokët shkurt, me baluke, zig-zag apo çfarëdolloj modeli që t'ju shkojë ndërmend. Rezultati është gjithnjë i kënaqshëm!

Gjeni llojin tuaj të fytyrës dhe zbuloni si duhet t'i mbani

5. Formë diamanti

Mollëza fantastike, mjekër e vogël dhe nufolla me prerjet perfekte. Flokët e përqëndruara në një anë nxjerrin edhe më në pah formën perfekte të fytyrës dhe mollëzat tuaja kështu s'i shpëtojnë askujt.

Burimi: Bright Side