Original

#ZonaGri: Ministrja e Drejtësisë flet për reformën, vështirësitë e punës dhe vizionin për të ardhmen

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2021

#ZonaGri: Ministrja e Drejtësisë flet për reformën,

E ftuara e radhës në rubrika “Zona Gri” në Anabel Media në Instagram – që drejtohet nga producentja Dalina Buzi dhe përqendrohet te disa nga gratë protagoniste në politikë – ishte Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë.

Gjonaj, e para grua në Ministrinë e Drejtësisë dhe ministrja që ka qëndruar më gjatë, u përball që në fillim të punës së saj me një nga reformat më të rëndësishme të dekadave të fundit – reforma në drejtësi. E pyetur nëse këto vite ishin të mjaftueshme, ajo u shpreh.

“Ka një gjë. Në momentin e parë që je në pozicione të tilla, patjetër që të duhet pak më shumë. Reforma në drejtësi ka qenë shumë e rëndësihme dhe ka qenë kryefjalë. Mua më qëlloi që në momentin më kyç të reformës në drejtësi, që kishte të bënte me zbatimin e saj, duke pasur edhe eksperiencën pasi kam qenë pjesë e grupit të ekspertëve duke kontribuar me modesti. Kur fillon të bësh bilancin e gjërave që ti mund të japësh në zbatimin e kësaj reforme dhe përtej faktit që jo gjithçka varet nga ti, përsëri tenton që maksimalisht të shkojë mirë. Reforma në drejtësi ka qenë një sukses në çfarë është arritur deri tani.”

E pyetur mbi vështirësitë e të punuarit në një fushë si politika, por edhe kudo tjetër, ndërkohë që duhet të kujdesesh se si njerëzit të të marrin seriozisht pa qenë nevoja që të ndryshosh, ajo theksoi rëndësinë e ekipit të fortë dhe besimin në atë çfarë bën.

“Ajo çfarë është shumë e rëndësishme është që nëse e bën një gjë me pasion, e beson atë që bën dhe ke një ekip të mirë, njerëzit besojnë te ti dhe nuk ka gjë më të mrekullueshme kur njerëzit që ke pranë besojnë te ti. Pozicione të tilla njerëzve u jepen shumë pak herë në jetë, pavarësisht se ku ndodhen, por nëse ti do të lësh një gjurmë, do të përmirësosh jetën e njerëzve, ekipi është ai që të nderon ose të turpëron. Unë kam pasur një ekip shumë të mirë, të rinj në moshë, një pjesë e të cilëve kanë punuar në reformën në drejtësi. Besoj që njerëzit duhet të ruajnë pjesën e tyre autentike. Unë kam qenë i njëjti person dhe nëse diçka nuk e besoj, nuk e bëj dot. Kjo është ajo ‘arma’ e fortë.”

Mbi marrëdhënien personale me median, si një figurë që ka qëndruar përgjithësisht larg intervistave, Gjonaj u shpreh se mendon që ministrat nuk duhet të mbushin faqet e gazetave nëse nuk kanë diçka për të thënë.

“Ministrat e Drejtësisë duhet të flasin atëherë kur kanë diçka për të thënë dhe pavarësisht se reforma në drejtësi ka qenë në majën e prioriteteve, unë jam shfaqur në media për të dhënë reagimet e mia sa herë ka qenë e nevojshme.”

Në lidhje me vizionin për katër vitet e ardhshme, ministrja qëndroi në fushën e saj.

“Nëse do isha në Parlament në katër vitet e ardhshme, padyshim që gjithë fokusi dhe energjitë e mia padyshim që do të jenë në atë gjënë që unë di të bëj më mirë. Padyshim që do të jenë në vazhdimin dhe përfundimin e reformës në drejtësi, në vazhdimin e reformës në sistemin preferencial, sepse edhe aty kemi një reformë shumë të mirë dhe në luftën kundër korrupsionit, sepse shumë ligje kanë nevojë që të përmirëson që të mos lënë shteg për asnjë krim. Dhe patjetër pse jo edhe në pjesën penale, që është edhe fusha ime, sidomos në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.” – tha ajo.

Gjonaj theksoi drejtësinë sociale duke u ndalur te aksesi i qytetarëve në organet e drejtësisë.

Intervistën e plotë e gjeni këtu:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Media (@anabel__media)

Intervista të tjeta në “Zona Gri”: