A e kemi një përgjigje përfundimtare? Jo tamam, por...
Sërish? Këtë herë është pak më ndryshe.
Po thoje që...? Po thoja që duket se është më e qartë se kush do ta prezantojë.
Kush? Arbana Osmani.
Pse? Disa media citojnë se në fund të programit të “Dua të të bëj të lumtur”, dje, Arbana u shpreh, “Unë i vlerësoj të gjitha fjalët tuaja dhe mezi po pres të punojmë bashkë në atë që ju e dini që unë s’mund ta them.”
Aa, qartë. Vetëm kaq? Jo, vazhdon. Në Instagram postoi këtë foto, “DUA përfundon sonte. Kështu që, çfarë është e radhës?”.
Big Brother? Këtë thanë shumë ndjekës të saj.
Po ti nga e di? Sepse i publikoi vetë Arbana. "E besoni që ka me mijëra mesazhe me të njëjtën përgjigje," tha ajo. Më pas shtoi, “Po si s’thotë njeri bëj ca pushime”.
Duket si konfirmim. Po, kështu duket.
Por, po sikur të mos jetë Arbana? Ç’do të thuash?
Po sikur të mos jetë Arbana dhe kjo të jetë një mënyrë, ndoshta ironike, për të thënë që pavarësisht se kush është, njerëzit duan Arbanën. Oh, sa thellë i hyre.
S’përjashtohet si mundësi. Nuk vlen si argument.
Pse? Sepse është “sondazh” i kryer në terren jo të favorshëm. Po të pyesim te Luana, po themi, do të thonë që duan Luanën në “Big Brother”.
Qëndron. Ke të drejtë. Ka gjasa të jetë konfirmim.