Britney Spears foli për herë të parë në një seancë gjyqësore të mërkurën, 23 qershor, në lidhje me kujdestarinë e saj të urdhëruar nga gjykata për gati 13 vjet.
Spears kërkoi t'i drejtohej gjyqtares Brenda Penny për të folur në lidhje me marrëveshjen. Këngëtarja ndoqi dëgjimin virtualisht në telefon dhe foli për më shumë se 20 minuta ndërsa lexoi shënimet e përgatitura.
"Shumë gjëra kanë ndodhur që nga dy vjet më parë ... hera e fundit që isha në gjyq", filloi ajo. "Unë nuk jam kthyer në gjykatë për një kohë të gjatë sepse nuk mendoj se jam dëgjuar në asnjë nivel kur kam ardhur herën e fundit."
Ajo tha se ndjeu se ishte detyruar të performonte, nuk iu dha privatësi dhe u detyrua të përdorë kontraceptivë, të merrte ilaçe dhe të merrte pjesë në seanca terapie kundër vullnetit të saj. Spears tha të mërkurën se ajo ishte vënë në litium, me gjithë kundërshtimet e saj.
"Litiumi është një ilaç shumë, shumë i fortë dhe krejtësisht i ndryshëm nga ilaçet të cilat duhet të merrja unë. Ju mund të dëmtoheni mendërisht nëse merrni shumë, ose nëse i përdorni për më shumë se pesë muaj," tha Spears. "Unë u ndjeva e dehur. Nuk mund të qëndroja në këmbë as për veten time. Madje nuk mund të bëja një bisedë me nënën ose babanë tim për asgjë. Unë u thashë se isha e frikësuar dhe ata morën gjashtë infermiere të ndryshme që erdhën në shtëpinë time për të më monitoruar ndërsa përdorja këtë ilaç, që nuk doja ta merrja që në fillim."
Litiumi zakonisht përdoret për të trajtuar çrregullimin bipolar, i cili shpesh shkakton episode depresioni dhe manie - një ndjenjë nervozizmi ose emocion të pakontrolluar. Mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar depresionin.
Spears kritikoi se si familja e saj, përfshirë babain, Jamie Spears.
"Familja ime nuk bëri asnjë dreq gjëje," tha ajo. "Çdo gjë që më ka ndodhur duhet të miratohej nga babai im".
Babai i Spears ka qenë kujdestari i pasurisë së saj të vlerësuar prej 60 milionë dollarësh që nga viti 2008, së bashku me avokatin Andrew Wallet. Pas dorëheqjes së Wallet në 2019, Spears ishte e vetmja përgjegjëse për mbikëqyrjen e financave të saj derisa gjykatësi Penny caktoi Bessemer Trust në nëntor të 2020-ës për të shërbyer si bashkë-kujdestar. Në përgjigje të vërejtjeve të saj, Vivian Thoreen, një avokate për Jamie Spears tha për CNN, "Z. Spears e do vajzën e tij dhe i mungon shumë."
Britney Spears tha se ajo ia ka shprehur babait zhgënjimin e saj në lidhje me kujdesin mjekësor dhe menaxhimin e karrierës dhe tha se ndihej sikur ai "e donte" kontrollin që kishte mbi të.
"Nuk kam thënë kurrë një fjalë në orarin tim. Ata gjithmonë më thoshin se duhej të bëja këtë apo atë," tha Spears.
Spears gjithashtu adresoi pse ajo nuk i ka sjellë këto çështje në rrjetet sociale.
"Mendova se mund të bëhesha e lumtur sepse kam qenë në mohim. Unë kam qenë në shok. Jam traumatizuar. E di, 'fake it til' you make it' (shtiru deri sa të jetë e vërtetë). Por tani po them të vërtetën, në rregull. Unë nuk jam e lumtur. Nuk mund të fle. Jam shumë e zemëruar dhe në depresion."
Spears tha se ajo dëshiron të punësojë një avokat të zgjedhur prej saj, pasi avokati i saj aktual, Samuel Ingham III u emërua gjykatë në 2008. Ajo iu lut gjykatëses t'i merrte seriozisht shqetësimet e saj.
"Hera e fundit që ju fola ... më bëri të ndihem sikur isha e vdekur, sikur të mos kisha rëndësi, sikur asgjë të mos më ishte bërë, sikur të mendonit se po gënjeja", tha Spears. "Unë dua të dëgjohem. Po ta them përsëri këtë në mënyrë që mbase të kuptosh thellësinë dhe shkallën dhe dëmin ... Unë dua dhe meritoj ndryshime që do të shkojnë përpara. Dua që të më kthehet jeta ime! Kanë kaluar 13 vite, kështu që mjaft më!"
Spears gjithashtu tha se ajo dëshiron të krijojë një familje me të dashurin e saj, Sam Asghari.
"Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë", tha Spears. "Kam një IUD* brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Do doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër, por kjo e quajtur "skuadër" nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive."
*IDU - pajisje intrauterine që vendoset në uterus për të parandaluar shtatzëninë.
Spears i dha fund komenteve të saj duke thënë:
"Në thelb kjo kujdestari po më sjell më shumë dëme sesa dobi. Unë meritoj të kem një jetë. Kam punuar gjithë jetën time, duke kërkuar që kjo të mbaronte. Ndihem e nxënë ngushtë, e ngacmuar, e lënë jashtë dhe vetëm. Jam lodhur duke u ndjerë vetëm. Dhe unë meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush.
Një tjetër seancë gjyqësore pritet të ndodhë në 14 korrik.
Burimi: CNN