Celebrity

Surprizë! Cardi B nënë për herë të dytë

Shkruar nga Anabel

28 Qershor 2021

Surprizë! Cardi B nënë për herë të dytë

Cardi B është në pritje të bebit numër 2! Ajo dhe bashkëshorti, reperi Offset presin të bëhen sërish prindër dhe Cardi s'mund të mos e jepte lajmin në mënyrë spektakolare. 

Gjatë performancës së saj në BET Awards, reperja performoi e veshur me një jumpsuit me gura, ku dallohej dukshëm barku i rrumbullakosur! 

Kjo, s'është hera e parë që Cardi konfirmon shtatzëninë në një event televiziv. Në 2018-ën, gjatë performancës së saj në Saturday Night Live, Cardi konfirmoi se është në pritje të ëmbël. Muaj më vonë, erdhi në jetë vajza e parë e çiftit, Kulture Kiari Cephus e cila pret që së shpejti të marrë statusin e motrës së madhe. 

Surprizë! Cardi B nënë për herë të dytë

Pak pas eventit, Cardi e zyrtarizoi edhe përmes Instagram-it shtatzëninë e dytë. Orë më parë ajo postoi një foto nudo, kur barku i rrumbullakosur ishte i lyer me bojë të bardhë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Lajmi i shtatzënisë së dytë konfirmon atë që fansat kanë qenë duke menduar gjatë gjithë vitit. Gjatë çmimeve Grammy, njerëzit nisën të aludonin për një shtatzëni të mundshme pas deklaratave të saj ku thoshte se "nuk ndihej mirë" dhe se shumë shpejt njerëzit do të shihnin pse trupi i saj po "shkatërrohet".

Burimi: Cosmopolitan