Celebrity

Nga veshjet tek tekstet e këngëve: Pse dyshja Kim-Kanye po i bën të gjithë konfuzë?

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2021

Nga veshjet tek tekstet e këngëve: Pse dyshja Kim-Kanye po i bën

Këtë javë, themeluesja e Skims, Kim Kardashian, mori pjesë në një nga shfaqjet e ish-bashkëshortit të saj për albumin e tij të ardhshëm "Donda", i quajtur kështu për nënën e tij të ndjerë e cila humbi jetën në 2007-ën. Kardashian dhe fëmijët e ish-çiftit ishin në stendat e stadiumit Mercedes-Benz në Atlanta dhe të dy u shfaqën disa herë me veshje të kombinuara dukshëm me njëri-tjetrin. Pak e pazakontë për dy njerëz të sapodivorcuar apo jo? 

Këto veshje ishin muajin e kaluar, në një tjetër koncert për "Donda".

Nga veshjet tek tekstet e këngëve: Pse dyshja Kim-Kanye po i bën

Ndërsa së fundmi, çifti është kombinuar përsëri me një veshje tërësisht të zezë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Nga veshjet tek tekstet e këngëve: Pse dyshja Kim-Kanye po i bën

Kim, postoi për albumin edhe në rrjetet e saj sociale si Instagram apo Twitter. 

Në këngën e re që West prezantoi gjatë performancës së fundit, njerëzit mendojnë se teksti i është drejtuar Kim:

"Koha dhe hapësira janë një luks, por ti erdhe këtu për të treguar se je ende e dashuruar me mua". 

Nga veshjet tek tekstet e këngëve: Pse dyshja Kim-Kanye po i bën