Dizajneri Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, janë bërë prindër për herë të dytë.
Sipas Prive.al, Edita solli në jetë vajzën e dytë për çiftin në Washington. Ata nuk kanë postuar në rrjete sociale, por burime të Anabel konfirmojnë lajmin.
Sipas burimeve të sigurta të Anabel, Valdrini dhe Edita kanë zgjedhur emrin Paris për bebushen. Paris, referuar qytetit të të dashuruarve dhe njëkohësisht edhe të modës, mund të mos jetë një zgjedhje rastësore e çiftit, por të ketë një lidhje emocionale e shpirtërore mes qytetit dhe emrit të vajzës.
Valdrini dhe Edita janë prindër edhe të një tjetër vajze, Bella, e cila erdhi në jetë në prill të vitit 2018. Ata u martuan në shtator 2017, në një ceremoni privave me vetëm 8 vetë. Në dasmë, Edita veshi sigurisht një fustan të dizenjuar nga bashkëshorti, që ishte praktikisht një body i bardhë me këmbët e zhveshura dhe një tyl i bardhë në pjesën e fundit.
“Pritej një ceremoni shumë e madhe dhe ndoshta sepse gjithmonë kam organizuar sfilata, evente. Madje dhe familja merret me organizime eventesh, por besomëni qe isha në një moment të jetës kur kuptova që po vjen Bella në jetë dhe doja të gëzoja gjithçka vetëm me Editën dhe me një rreth shumë të ngushtë. Mendova që të bënim diçka shumë simbolike dhe shkuam në Las Vegas, ku isha vetëm me vëllezërit dhe Dinin, shokun e ngushtë [Alaudin Hamiti]. Pastaj bëmë pushime në Las Vegas, Los Angeles, New York. Ka qenë shumë interesante dhe shumë funny [gazmore].” – tha dizajneri në mars të 2019-s i ftuar te “Xing me Ermalin”.