TV Mania

Kush e prezanton ‘Portokallinë’ këtë sezon?

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2021

Kush e prezanton ‘Portokallinë’ këtë sezon?

Pasi u raportua se Luana Vjollca mund të mos jetë më pjesë e Top Channel, një foto e postuar nga moderatorja në Instagram, ku shfaqej me një kanotierë Fendi portokalli, i bëri disa ndjekës të besojnë se Luana do të ishte moderatorja e “Portokallisë” këtë sezon televiziv. Disa portale shkruan se ka gjasa që Luanën ta shohim në “Portokalli”, një lëvizje që do të ishte disi e çuditshme, përsa kohë ajo ka shërbyer si autore dhe moderatore "Shiko kush luan" sezonet e fundit. Pra, a do ta ndajë Luana skenën me dikë tjetër? Në këtë rast Salsano Rrapin?

Kush e prezanton ‘Portokallinë’ këtë sezon?
Kush e prezanton ‘Portokallinë’ këtë sezon?

Jo. Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, Fjoralba Ponari u shpreh se për momentin po punon me emisionin “Më thuaj një dëshirë”, i cili do të nisë së shpejti. “Puna intensive për ‘Portokalli’ nis në fund të shtatorit” shtoi ajo duke lënë të nënkuptuar që do të jetë moderatore edhe në këtë sezon të programit të humorit.

Ndërkohë pozicioni i Luanës në Top Channel është ende i paqartë. Burime për Gazetën Panorama thanë së fundmi se “moderatorja ka negociuar me drejtuesit e televizionit dhe po punon për një projekt të ri të sajin”. Sipas Panorama, Vjollca ka nisur punën me ekipin e saj për studion e re të emisionit dhe spektakli që ajo do të drejtojë do të transmetohet sërish gjatë të shtunave.

Ditë më parë, Gazeta Express shkroi se Luana i ka dhënë fund bashkëpunimit me Top Channel. “Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende, por gjasat janë që show-n e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër,” u tha nga Express.

Vetë Luana ka preferuar të mos flasë.