
Po, në rast se ju ka shpëtuar: Buta është zyrtarisht i martuar!
Kur Buta korrigjoi gazetaren e T7 – e cila e pyeti për jetën private dhe “çikën” e zemrës – dhe i tha se “është gruaja, unë jam i martuar”, e kishte seriozisht.
“Jam i lumtur. Jemi bashkë që prej 3 vitesh.” – tha ai.
View this post on Instagram
Në fotot e postuara së fundmi në Instagram, Buta dhe bashkëshortja, Fjolla, shfaqen me unazat e martesës. "My partner in crime” shkruan reperi.

Fjolla shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të çarë në njërën anë, ndërsa Buta me kostum të zi.

Fjolla është një emër i panjohur për publikun. Mësohet se është një 24-vjeçare nga Ferizaj. Instagramin e mban privat dhe nuk dihen më shumë detaje për të. Të paktën për tani.
View this post on Instagram