Modelja Kaia Gerber dhe aktori Jacob Elordi i kanë dhënë fund lidhjes.
Burime për Page Six bëjnë me dije se ata nuk janë më bashkë, por ndarja ka qenë “miqësore.
Fansat filluan të spekulojnë se ata i kishin dhënë fund raportit pasi Gerber hoqi fotot e Elordi-t nga Instagrami.
View this post on Instagram
Jacob shihet vetëm në një postim me disa foto për festën e 20-vjetorit të Kaia-s. Disa ditë pas festës së ditëlindjes, ata bënë debutimin e parë në tapetin e kuq në Academy Museum of Motion Pictures Los Anxhelos më 25 shtator.
Është e paqartë se sa shpejt pas eventit u përkeqësua romanca e tyre. Pavarësisht ndarjes, Gerber dhe Elordi vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Lidhja e tyre u përfol në shtator 2020. Po atë muaj, marrëdhënia duket se mori një kthesë serioze pasi Elordi pushoi me prindërit e Gerber, Cindy Crawford dhe Rande Gerber, në Meksikë. Dy muaj më vonë, zyrtarizuan lidhjen në Instagram.
Para se të kishte një romancë me Kaia-n, Elordi ishte i lidhur me Zendaya-n (me të cilën ka luajtur te “Euphoria”) dhe Joey King (të dy protagonistë në "Kissing Booth"). Nga ana tjetër, modelja ka qenë në lidhje me Pete Davidson.