Showbiz dhe TV

Bora Zemani reagon (tërthorazi) për situatën në ‘Big Brother VIP’

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2022

Bora Zemani reagon (tërthorazi) për situatën në ‘Big

Një pyetje para se të fillosh. Po, patjetër. Çfarë?

Kur mbaron “Big Brother VIP”? 18 shkurt.

*Numëron ditët me gishta* Ok, shumë mirë. Pse?

Pak rëndësi ka. Po thoje që...? Po thoja që Bora Zemani ka reaguar tërthorazi në lidhje me gjithë çfarë po ndodh në “Big Brother VIP”.

Çfarë po ndodh? Po ja Ermal Mamaqi përmendi Borën në prani të Donaldit dhe banorëve të tjerë. Duket se Beatrix nuk u ndje mirë dhe nuk pranoi të darkonte me Donaldin sot.

Hmm. Edhe çfarë ndodhi? Për disa minuta të mira sot, banorët, ish-banorët, Arbana dhe njerëzit online komentuan për situatën, nëse ishte apo jo shaka përmendja e Borës.

Shaka me kripë apo pa kripë? Ç’ështje këndvështrimesh.

Qartë. Edhe po thoja që u përmend sërish Bora në “Big Brother VIP”.

Si reagoi? Pak minuta më parë, postoi një video në TikTok ku në sfond dëgjohen një grup njerëzish që përmendin emrin e saj.

Ironi për Ermalin? Ndoshta.

Ironi për produksionin? Ndoshta.

Ironi për Donaldin? Ku di unë.

Apo po thotë “më lini rehat”? Nuk përjashtohet.

Apo vëmendje? Nuk e di, nuk jam Bora.

Ok.