Celebrity

Adriana Lima zbulon që është shtatzënë përmes videos së veçantë

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2022

Adriana Lima zbulon që është shtatzënë përmes

Familja e Adriana Lima-s po rritet. Supermodelja njoftoi se ajo dhe i dashuri i saj, producenti i filmave Andre Lemmers, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriana Lima (@adrianalima)

Lima postoi një video në TikTok me këngën "Your Love Keeps Lifting Me (Higher and Higher)" nga Jackie Wilson që fillon me në përmbledhje të videove të Lemmers i cili tremb vazhdimisht modelen. “Andre i pëlqen të më trembë...por sot është dita e shpagimit,” shkroi ajo para se të zbulonte testin pozitiv të shtatzënisë.

Producenti dukshëm u trondit nga lajmi i papritur. Klipi përfundoi me një regjistrim të një ekografie dhe mbishkrimin që bënte me dije se bebi vjen në jetë në vjeshtë.

Adriana është gjithashtu nënë e dy vajzave, Valentina, 12 vjeçe, dhe Sienna, 9, të cilat i ka me ish-bashkëshortin, basketbollistin serb Marko Jaric.