Modelja Kristina Baki është shtatzënë për herë të parë! Lajmin e konfirmoi vetë Kristina përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.
Me barkun e rrumbullakosur dhe të zhveshur, Kristina është në muajin e 7-të të pritjes së ëmbël. Ndonëse gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë aktive në rrjete sociale, modelja ia ka dalë mbanë ta mbajë sekret lajmin!
Prej pak vitesh Kristina është në një lidhje, por ka zgjedhur që si partnerin ashtu dhe raportin e tyre ta mbaj larg Instagramit duke postuar fare pak nga jeta e saj private.
View this post on Instagram