Instagramming

Si reaguan familjarët e Dojnës kur zbuluan shtatzëninë (sidomos gjyshja)

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2022

Si reaguan familjarët e Dojnës kur zbuluan shtatzëninë

Që kur Dojna Mema zbuloi publikisht se është shtatzënë, mendimi i parë i shumicës së ndjekësve në Instagram ishte: "Si ka reaguar gjyshja Dojnës kur mësoi lajmin?"

Dojna e di mirë simpatinë që gëzon nëna e saj e famshme në rrjete sociale dhe na e plotësoi dëshirën! Pak më herët, moderatorja postoi një video me reagimet e familjarëve kur mësuan që një bebe do t'i shtohet familjes së madhe. 

I pari ishte Vlashenti, në shok total kur pa dy viza të plota të testit të shtatzënisë. Më pas, motra e Dojnës, të cilës iu desh ta mësonte lajmin përmes një video call kur sapo kishte dalë nga dushi. Çfarë bëri? Sigurisht që shpërtheu në lot.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Pastaj qershia mbi tortë ishte reagimi i gjyshes së famshme e cila pasi brohoriti dhe përplasi duart, si rrallëherë mbeti pa fjalë, e shtangur nga emocionet. Kurse gjyshi, po aq simpatik sa nëna, ngriti një dolli për stërnipin/mbesën që është rrugës!

Pavarësisht sa emocionuese ishte videoja e postuar, njerëzit duan akoma! Kësaj radhe, një video të plotë dhe shumë të gjatë të reagimit të nënës në ato momente. 

Si reaguan familjarët e Dojnës kur zbuluan shtatzëninë

Si reaguan familjarët e Dojnës kur zbuluan shtatzëninë

Si reaguan familjarët e Dojnës kur zbuluan shtatzëninë

Si reaguan familjarët e Dojnës kur zbuluan shtatzëninë