Art & Libra

Zbulohet enigma e buzëqeshjes së Mona Lisa-s

20 Gusht 2015

Zbulohet enigma e buzëqeshjes së Mona Lisa-s

Shprehja misterioze e Mona Lisa-s mund të ketë mahnitur botën, por ajo nuk është e vetmja buzëqeshje enigmatike që Leonardo da Vinçi ka krijuar. Hulumtuesit shqyrtuan një pikturë tjetër të Da Vinçit për të zbuluar sekretin e tij. Studimi tregon se si ‘La Bella Principessa’ (Princesha e Bukur), pikturuar nga Da Vinçi para se të përfundonte Mona Lisa-n në fund të shekullit të 15-të, përdor një mashtrim të zgjuar për të joshur shikuesin.

Hulumtuesit zbuluan se përzierja e ngjyrave me profesionalizëm, për të shfrytëzuar vizionin tonë periferik, forma e gojës ndryshon në përputhje me këndin nga e cila ajo shihet. Kur shihet direkt, tatëpjeta e gojës është dukshëm poshtë, në bazë të hulumtimeve nga shkencëtarët e Universitetit Sheffield Hallam dhe atij Sunderland.

Kur syri i shikuesit endet në vende të tjera për të shqyrtuar karakteristika të tjera, goja duket se merr një kthesë rritëse, duke krijuar një buzëqeshje që mund të shihet vetëm në mënyrë indirekte, ashtu si ajo e Mona Lisa-s.

Burimi: Daily Mail