Metropolitan

Aubrey Plaza thyen heshtjen pas vdekjes tragjike të ish-bashkëshortit: “Është një vuajtje e përditshme”

Aubrey Plaza thyen heshtjen pas vdekjes tragjike të ish-bashkëshortit:
Amy Poehler/Youtube


Aubrey Plaza ka folur hapur për ndjesitë e saj pas vdekjes së ish-bashkëshortit, Jeff Baena, në episodin e ri të podkastit “Good Hang”.

“Në këtë moment, ndihem e lumtur që jam me ty,” i tha Aubrey moderatores Amy Poehler, duke shtuar: “Në përgjithësi, jam këtu, përballë teje dhe po funksionoj. Jam shumë mirënjohëse që lëviz në këtë botë dhe ndihem mirë”.

Jeff Baena kreu vetëvrasje në moshën 47-vjeçare dhe afërmendsh, humbja e tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në tjetërsimin e jetës së aktores. Ajo e krahasoi përvojën e dhimbjes me filmin “Gorge”, ky dy protagonistët, Anya Taylor-Joy dhe Milles Teller, janë dy snajperistë që ruajnë një luginë, pa e ditur se ç’ndodh brenda saj.

Aubrey Plaza thyen heshtjen pas vdekjes tragjike të ish-bashkëshortit:

“Kjo është si mënyra se si e ndiej dhimbjen. Në çdo moment, ka një oqean gjigant tmerri, që është përballë meje dhe veç unë e shoh. Ndonjëherë dua të zhytem në të dhe të jem brenda tij. Ndonjëherë, e shoh dhe përpiqem të largohem, por është gjithnjë aty”, u shpreh ajo, duke e cilësuar pikëllimin si një "vuajtje të përditshme".

Aubrey Plaza thyen heshtjen pas vdekjes tragjike të ish-bashkëshortit:

Më tej, aktorja tregoi se shoqet e saj po e ndihmojnë në këtë rrugëtim dhe se ajo qesh shumë nëpër takimet virtuale që bëjnë në Zoom.

“Të gjitha e njohim njëra-tjetrën prej shumë kohësh. Kjo është gjëja më e mirë që më bën të qesh. Shoqet e mia”, saktësoi ajo.

Aktorja dhe ish-bashkëshorti i saj i ndjerë nisën të dilnin bashkë rreth vitit 2011 dhe u martuan gjatë periudhës së Covid-19, kur pjesa më e madhe e botës ishte në karantinë. Ata u martuan me pizhame, në përvjetorin e 10-të të martesës së tyre.

Aubrey Plaza thyen heshtjen pas vdekjes tragjike të ish-bashkëshortit:

Ajo dhe Jeff u ndanë në shtator të vitit 2024 dhe disa muaj më vonë, ai kreu vetëvrasje, duke lënë pas familjen dhe dhimbje të thellë për aktoren.

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!