
Një flirt i paqëllimshëm duket se paska shkaktuar një ndarje të bujshme në Hollywood.
Sophie Turner rrëfeu në një intervistë me Seth Meyers se vite më parë, në një festë me VIP-a, u gjend pa dashje në qendër të një drame romantike që çoi në fundin e fejesës së një çifti të famshëm.
Aktorja 29-vjeçare tha se kishte shoqëruar një mikeshë të fëmijërisë në eventin e vitit 2014, kur kjo e fundit i kërkoi të përshëndeste një aktor që adhuronte. Sophie, pa e njohur djalin, i bëri thjesht një përshëndetje nga larg.
Më pas, kur u afrua për të përshëndetur një aktore të njohur që admironte, kjo e fundit shpërtheu:
“A mund të pushosh së flirtuari me të fejuarin tim?!”
Sophie Turner mbeti e habitur dhe sqaroi se as nuk e njihte fare aktorin. Megjithatë, sipas saj, çifti u nda duke prishur fejesën atë natë.
“Nuk e dija që kisha këtë lloj fuqie,” tha ajo me shaka.
Emrat nuk u përmendën gjatë intervistës, me arsyetimin se “do të kishte telashe” nëse i zbulonte. Por rrjeti nuk vonoi të bëjë "hetimet" e veta.
Në Reddit dhe rrjete sociale, fansat kanë lidhur pjesët e historisë dhe dyshimet kryesore bien mbi Emma Roberts dhe Evan Peters, një çift që kishte një marrëdhënie shumë të trazuar gjatë asaj periudhe.
Roberts dhe Peters nisën lidhjen në 2012, u fejuan në fund të 2013-s dhe në verën e 2014-s ishin të pranishëm në eventi që përmendi Sophie. Madje, fotografi të publikuara nga Daily Mail në atë kohë e tregojnë aktoren duke qarë jashtë një hoteli, ndërsa shoqet e ngushëllonin pas një feste ku ishin të dy të pranishëm.
Një përdorues në Reddit komentoi:
“Fjalët po thonë se është Emma Roberts dhe Evan Peters, dhe kjo ka shumë kuptim.”
Një tjetër shtoi:
“Tingëllon si diçka që Emma do e bënte.”
Por jo të gjithë janë të bindur. Disa fansa pyesin pse Sophie Turner do ta admironte aq shumë Emma Roberts sa të shkonte ta përshëndeste. Kjo mbetet një pikëpyetje, por nuk e zbeh dot dramën që të gjithë po komentojnë.
Ndërkohë, jeta personale e Sophie Turner ka marrë një tjetër drejtim. Pas ndarjes nga Joe Jonas në 2023, ajo ka qenë në një marrëdhënie të luhatshme me aristokratin Peregrine “Perry” Pearson, ndërsa bashkëprindëron me Jonas dy vajzat e tyre.
Burimi: Page Six