Metropolitan

Nisi me vrull, por si po shkon marrëdhënia e Katy Perry-t dhe Justin Trudeau-t?

Nisi me vrull, por si po shkon marrëdhënia e Katy Perry-t dhe Justin
Getty


Romanca e porsalindur mes Katy Perry-t dhe Justin Trudeau-t duket se është një “pauzë”. Shkak janë bërë oraret e ngjeshura të këngëtares dhe pakënaqësitë e Justin, që lidhen me vëmendjen që ka marrë marrëdhënia e tij me yllin e pop-it.

Pas lajmeve që gëluan në medie për një darkë intime mes këngëtares dhe ish-presidentit kanadez, vëmendja e gjithë botës ka qenë tek ata të dy. Madje, edhe burimet thonë se Orlando Bloom nuk ndihet shumë mirë, për faktin se Katy mund ta ketë zëvendësuar “kaq shpejt”.

Nisi me vrull, por si po shkon marrëdhënia e Katy Perry-t dhe Justin

“Ajo është e zënë, ai është i zënë,” tha një burim për person anonim, i cili më parë, ishte shprehur se ata “thjesht nuk ndalojnë dot së i dërguari mesazhe njëri-tjetrit”.

“Kanë shumë gjëra për të bërë dhe mesa duket, entuziazmi i fillimit ka mbaruar”, theksoi burimi, duke shtuar se ata nuk komunikojnë vazhdimisht, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

Thuhet gjithashtu se ish-kryeministri i Kanadasë u shqetësua nga vëmendja e madhe që mori darka e tij me artisten, që ndodhi disa javë pas lajmit për ndarjen e këngëtares së “Dark Horse” nga Orlando Bloom.

Nisi me vrull, por si po shkon marrëdhënia e Katy Perry-t dhe Justin

“E di me siguri që Justin nuk ishte i kënaqur që fotot dolën,” tha burimi. “Ishte takimi i tyre i parë! I pari! Ato fotot dolën dhe u bë e madhe! Justin s’e priti mirë këtë dhe s’ishte i përgatitur për vëmendjen që mori”.

Justin Trudeau u nda nga gruaja e tij, Sophie Grégoire, në 2023 pas 18 vitesh martesë. Ish-cifti ka tre fëmijë: Xavier, 17 vjeç; Hadrien, 11 vjeç dhe vajzën Ella-Grace, 16 vjeç.

Nisi me vrull, por si po shkon marrëdhënia e Katy Perry-t dhe Justin

Nga ana tjetër, Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmuan ndarjen e tyre në fillim të korrikut pas pothuajse 10 viteve së bashku. Ata kanë një vajzë 4-vjeçare, Daisy.

 

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.