
Egli, e ftuar në “Canape”, na dha ca detaje mbi marrëdhënien e saj me Gjestin. Ajo u shpreh se do ta mbajë private jetën e saj, por gjithsesi, tregoi se raporti me Gjestin është njësoj si në “BBVA 4”.
“Mesa jam edhe unë në dijeni, Gjesti e ka dhënë një intervistë para meje për këtë temë dhe e ka cilësuar se jetën private e do private dhe nuk dal dot kundër kësaj gjëje”, u shpreh së pari Egli.
Më tej, vijoi:
“Jemi okay. Unë kam shumë ndjesi të mirë ndaj tij”, duke shtuar se kanë një lloj marrëdhënieje dhe se kanë herë pas here kontakt.
“E ke parasysh “Big Brother-in”? Ashtu jemi edhe jashtë”, përfundoi ajo, por nuk hezitoi t'i dërgojë një puthje Gjestit.
View this post on Instagram
Egli dhe Gjesti u njohën në “BBVA 4” dhe patën një marrëdhënie toksike, me shumë ulje dhe ngritje, duke u bërë një nga dyshet më të diskutuara të reality show-t.