Metropolitan

Çfaaarë?! Blake Lively ka kërcënuar Taylor Swift, sipas Justin Baldoni

Çfaaarë?! Blake Lively ka kërcënuar Taylor Swift, sipas

Mosmarrëveshja ligjore mes aktorit dhe regjisorit, Justin Baldoni dhe koleges së tij, Blake Lively po thellohet, me prova të reja që pretendojnë përfshirjen e këngëtares së njohur Taylor Swift.

Lively kërcënoi Swift?!

Çfaaarë?! Blake Lively ka kërcënuar Taylor Swift, sipas

Sipas padisë së paraqitur nga avokatët e Baldonit, Blake Lively ka kërcënuar shoqen e saj të ngushtë, Taylor Swift, duke i thënë se do të publikonte mesazhet e tyre private nëse kjo e fundit nuk e mbështeste publikisht në konfliktin e saj me Justin Baldoni.

Dokumentet e siguruara nga Page Six tregojnë se ekipi ligjor i Lively kërkoi që Swift të bënte një deklaratë publike, ku mbronte aktoren në këtë sagë gjyqësore, pasi në të kundërtën, bisedat e saj private do të ekspozoheshin.

Avokati i Baldoni, Brian Friedman, deklaroi gjithashtu se Lively i kishte kërkuar Swift të fshinte mesazhet që kishin shkëmbyer. Këto pretendime u paraqitën më 14 maj në një letër drejtuar gjykatës.

Lively mohon akuzat

Çfaaarë?! Blake Lively ka kërcënuar Taylor Swift, sipas

Avokati i Lively-t, Michael Gottlieb, i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si "plotësisht të pavërteta". Në një deklaratë për revistën People, ai tha:

“Fatkeqësisht, jemi mësuar me këto lloj sulmesh nga avokatët e Baldoni, të cilët duket se zgjedhin të sulmojnë këdo. Së shpejti do të paraqesim padinë e radhës për sjelljen e tyre të papërshtatshme.”

Taylor Swift u përfshi në këtë çështje më 9 maj, pasi u thirr në gjyq në kuadër të një mosmarrëveshjeje ligjore mes shoqes së saj të ngushtë, Blake Lively dhe aktorit, Justin Baldoni. Lively akuzoi këtë të fundit për ngacmim seksual. Në kundërpërgjigje, Baldoni ka ngritur një padi, ku kërkon si dëmshpërblim 400 milionë dollarë, duke e akuzuar Lively për shpifje.

Nga ana tjetër, ekipi i Swift ka reaguar më herët, duke thënë se këngëtarja nuk ka qenë e përfshirë në asnjë aspekt të prodhimit të filmit dhe se emri i saj po përdoret padrejtësisht për të tërhequr vëmendje mediatike.

Më shumë rreth dramës Lively-Baldoni:

 

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈