Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Jose, nuk ishin parë bashkë në rrjetet sociale. Kjo ngjalli dyshime tek njerëzit dhe burime pranë çiftit thanë se ata janë ndarë. "Bluetooth" shkroi se këngëtarja u pa të shkonte e vetme në SHBA dhe në udhëtime të tjera.
Nga ana e saj, këngëtarja nuk dha asnjë shenjë në rrjetet sociale, çka nxiti të mendohet se mund të bëhej fjalë për një krizë në çift, mbi të cilën ajo ka dashur të jetë e rezervuar.
Jo deri dje, kur ajo postoi në Instagram një dhuratë që e gëzoi pa masë: Nintendo Classic Edition (Edicioni Klasik).
"Surpriza më e bukur që kam marrë! Faleminderit shpirt!", shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se këtë dhuratë ia ka bërë partneri. Më tej, ajo postoi një video ku një djalë luan me Nintendo dhe duket të jetë Jose.
Dafina dhe djali nga Republika Domenikane u njohën më shumë se një vit më parë, në ditëlindjen e saj. Dafina është shprehur disa herë publikisht se lidhja me Jose-në i ka sjellë shumë lumturi.