Health

Dallimet e vogla mes kollës mund të tregojnë shumë për shëndetin tënd

Dallimet e vogla mes kollës mund të tregojnë shumë për

Kolla është një nga ato simptoma të bezdisshme që të prish gjumin dhe të shoqëron për javë të tëra pa ftesë. Por përpara se të shfrysh nervat, duhet të dish që kolla është mënyra e mushkërive për të hequr qafe diçka që nuk e duan. Në një farë mënyre, siç janë të vjellat për stomakun, ashtu është kolla për mushkëritë, shpjegon pulmonologu Panagis Galiatsatos. Por jo çdo kollë është njësoj dhe dallimet mes tyre mund të të tregojnë shumë për atë që po ndodh me organizmin tënd.

Kolla e thatë apo me sekrecione?

Nëse ke një kollë që të gudulis fytin dhe nuk sjell asnjë sekrecion, ke të bësh me një kollë të thatë. Kjo lloj kolle mund të vijë si pasojë e një infeksioni viral (si COVID-i apo gripi), alergjive, astmës, irrituesve në ajër apo edhe refluksit gastrik (GERD).

Pulmologjia Jiyeon Seo shpjegon se edhe medikamentet e reja mund të shkaktojnë kollë të thatë. Disa ilaçe mund të shkaktojnë një kollë të përkohshme, ndërsa të tjera madje mund të ndikojnë në mushkëri në planin afatgjatë. Nëse vëren që kolla nisi pasi ke filluar një trajtim të ri, është mirë të flasësh me mjekun për të vlerësuar situatën.

Koha është çelësi për të kuptuar një kollë, sipas Dr. Galiatsatos. Kur viziton një mjek, një nga pyetjet e para që do të dëgjosh është: “Kur ka filluar kolla?”

Në varësi të kohëzgjatjes, kolla mund të jetë:

Akute – fillon papritur dhe zgjat më pak se tre javë. Shpesh shkaktohet nga infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, alergjitë apo irritues në ajër.

Subakute – zgjat nga tre deri në tetë javë dhe mund të ndodhë pas një infeksioni të kaluar.

Kronike – vazhdon për më shumë se tetë javë dhe shpesh lidhet me sëmundje si COPD ose refluksi gastrik.

Çfarë simptomash të tjera ke?

Përveç kohëzgjatjes, simptomat shoqëruese mund të ndihmojnë për të kuptuar shkakun e kollës.

Kollë me hundë të zëna, dhimbje fyti dhe dhimbje trupi – Mund të jetë një virozë, grip apo COVID.

Kollë me ndjesi djegieje në kraharor dhe shije të thartë në gojë – Shpesh lidhet me refluksin gastrik (GERD).

Kollë e vazhdueshme që ke muaj që nuk e heq dot – Mund të jetë tregues i një problemi kronik si astma apo COPD.

Nëse kolla zgjat më shumë sesa duhet ose të pengon në përditshmëri, mos e lër pas dore dhe konsultohu me një mjek. Dallimi i vogël në llojin e kollës mund të të ndihmojë të kuptosh më shpejt çfarë po ndodh me trupin tënd!

 

REELS

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Small differences between coughs can reveal a lot about your health

Dallimet e vogla mes kollës mund të tregojnë shumë për

A cough is one of those annoying symptoms that can disrupt your sleep and keep you up for weeks without warning. But before you get all worked up, you should know that a cough is your lungs' way of getting rid of something they don't want. In a way, what vomiting is to your stomach, a cough is to your lungs, explains pulmonologist Panagis Galiatsatos. But not every cough is the same, and the differences between them can tell you a lot about what's going on in your body.

Dry cough or with secretions?

If you have a cough that tickles your throat and doesn't produce any secretions, you're dealing with a dry cough. This type of cough can be caused by a viral infection (like COVID or the flu), allergies, asthma, airborne irritants, or even gastroesophageal reflux disease (GERD).

Pulmonologist Jiyeon Seo explains that even new medications can cause a dry cough. Some medications can cause a temporary cough, while others can even affect your lungs in the long term. If you notice that your cough started after you started a new treatment, it's a good idea to talk to your doctor to assess the situation.

Timing is key to understanding a cough, according to Dr. Galiatsatos. When you visit a doctor, one of the first questions you'll hear is: "When did the cough start?"

Depending on the duration, the cough can be:

Acute – begins suddenly and lasts less than three weeks. Often caused by respiratory infections, allergies, or irritants in the air.

Subacute – lasts from three to eight weeks and can occur after a past infection.

Chronic – continues for more than eight weeks and is often associated with diseases such as COPD or gastric reflux.

What other symptoms do you have?

In addition to duration, accompanying symptoms can help to understand the cause of the cough.

Cough with stuffy nose, sore throat, and body aches – It could be a virus, flu, or COVID.

Cough with a burning sensation in the chest and a sour taste in the mouth – Often associated with gastric reflux (GERD).

A persistent cough that you can't get rid of for months - It may be an indication of a chronic problem such as asthma or COPD.

If your cough lasts longer than it should or interferes with your daily life, don't ignore it and consult a doctor. The slight difference in the type of cough can help you understand more quickly what's going on with your body!