Metropolitan

Deklaratat kundër Izraelit: Sephora përjashton Huda Beauty nga fushata e vjeshtës

Deklaratat kundër Izraelit: Sephora përjashton Huda Beauty nga fushata
Huda Kattan

Sephora ka përjashtuar Huda Beauty nga fushata e saj e re për vjeshtën, e titulluar “Ekspertët”, pasi themeluesja e markës, Huda Kattan, u përball me kritika për përhapjen e teorive konspirative me përmbajtje antisemitike në TikTok.

Sipërmarrësja me origjinë irakiano-amerikane, e cila themeloi perandorinë e saj kozmetike në vitin 2013, ndau një video në korrik ku pretendonte se Izraeli qëndronte pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, sulmeve të 11 shtatorit dhe sulmit të Hamasit më 7 tetor. Videoja u fshi nga vetë TikTok-u për shkelje të rregullave të platformës.

Fillimisht, Sephora, që është në pronësi të grupit luksoz LVMH, deklaroi se po shqyrtonte çështjen. Në gusht, kompania konfirmoi nisjen e një hetimi të brendshëm, duke theksuar se “promovimi i urrejtjes apo keqinformimit bie ndesh me vlerat tona”.

Deklaratat kundër Izraelit: Sephora përjashton Huda Beauty nga fushata

Kattan ishte planifikuar të ishte një nga figurat kryesore të fushatës që do të lançohej në shtator, përkrah emrave si Gucci Westman, Patrick Starr dhe Mario Dedivanovic. Sipas Rachel Strugatz nga Puck, “mungesa e Kattan, e cila qëndron në krye të një prej markave më të shitura në Sephora, do të jetë domethënëse.”

Kattan më vonë reagoi duke thënë se komentet e saj ishin keqinterpretuar dhe se qëndrimet e saj synonin të kritikonin politikat e Izraelit, jo hebrenjtë apo fenë hebraike. Ajo akuzoi konkurrentët për një fushatë shpifjesh ndaj saj.

Ndërkohë që produktet e Huda Beauty vazhdojnë të shiten në rrjete të tjera të mëdha tregtare, marka mbështetet në mënyrë të konsiderueshme tek rrjeti i shpërndarjes së Sephora në Amerikën e Veriut.

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

Anti-Israel Statements: Sephora Excludes Huda Beauty From Fall Campaign

Deklaratat kundër Izraelit: Sephora përjashton Huda Beauty nga fushata
Huda Kattan

Sephora has excluded Huda Beauty  from its new fall campaign, titled "Experts," after the brand's founder, Huda Kattan, faced criticism for spreading anti-Semitic conspiracy theories on TikTok.

The Iraqi-American entrepreneur, who founded her cosmetics empire in 2013, shared a video in July claiming that Israel was behind World War I and World War II, the September 11 attacks, and the Hamas attack on October 7. The video was deleted by TikTok itself for violating the platform's rules.

Sephora, which is owned by luxury group LVMH , initially said it was looking into the matter. In August, the company confirmed it had launched an internal investigation, saying that “promoting hatred or misinformation goes against our values.”

Deklaratat kundër Izraelit: Sephora përjashton Huda Beauty nga fushata

Kattan was scheduled to be one of the main faces of the campaign, which will launch in September, alongside names like Gucci Westman, Patrick Starr and Mario Dedivanovic. According to Rachel Strugatz of Puck, “Kattan’s absence, who stands at the helm of one of the best-selling brands at Sephora, will be significant.”

Kattan later responded by saying that her comments had been misinterpreted and that her statements were intended to criticize Israeli policies, not Jews or the Jewish religion. She accused her competitors of a smear campaign against her.

While Huda Beauty products continue to be sold in other major retail chains, the brand relies significantly on Sephora's distribution network in North America.