Metropolitan

Drama nuk ka fund! Ray J padit sërish Kim dhe Kris, por për çfarë?!

Drama nuk ka fund! Ray J padit sërish Kim dhe Kris, por për

Ray J u është kundërpërgjigjur Kim Kardashian dhe Kris Jenner me një padi që, në thelb, është një “bombë” e re për sagën e pafundme të kasetës së famshme seksuale.
 
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ më 13 nëntor, Ray J i akuzon Kim-in dhe Kris-in për shkelje të një marrëveshjeje 6 milionë dollarëshe të vitit 2023, duke pretenduar se ato kanë shkelur kushtet që vetë kanë firmosur. Ai i quan akuzat e tyre për shpifje “një farsë PR-i” të mbushur me gënjeshtra, me qëllim vetëm publicitet, pushtet dhe ndëshkim.
 
Ray J thotë se Kardashian-ët po e padisin për të ushqyer etjen e tyre për vëmendje dhe për të marrë hak, pasi ai nuk do më të “luajë lojën e tyre”. Ai kërkon hedhjen poshtë të padisë së tyre, si dhe 1 milion dollarë dëmshpërblim, plus interesa e shpenzime avokatie.
 
Sipas tij, kaseta e seksit (e xhiruar në 2003) ka qenë me pëlqimin e Kim dhe që prej 2006-s ai dhe Kim kanë diskutuar publikimin e saj. Madje, pretendon që vetë Kim ka kërkuar që Kris të menaxhonte gjithë procesin. Të tre, Ray J, Kim dhe Kris, kanë nënshkruar me Vivid, kompaninë që publikoi videon në 2007.
 
Ray J shkon edhe më tej! Ai thotë se Kim, Kris dhe Vivid kanë inskenuar një padi të rreme nga Kim, vetëm për të krijuar bujë para publikimit të kasetës dhe se gjithçka lidhur me “marrëveshjen prej 5 milionësh” ka qenë një gënjeshtër e fabrikuar.

Drama nuk ka fund! Ray J padit sërish Kim dhe Kris, por për
 
Ai thotë se për 20 vite me radhë, Kim ka shfrytëzuar çdo mundësi për të ushqyer narrativën e saj si “viktimë e kasetës”. Sipas padisë, Kim dhe Kris kanë prodhuar edhe një “histori të re të rreme” për premierën e “The Kardashians” në 2022, ku Kim pretendoi se Ray J ka pasur kaseta të tjera, i ka dhënë laptopin ish-menaxherit, madje, e ka “sulmuar seksualisht” ndërsa ajo flinte.
 
Kur Ray J e paditi familjen Kardashian, palët arritën një marrëveshje në vitin 2023, ku Kim dhe Kris supozohej të paguanin 6 milionë dollarë dhe të mos përmendnin më kurrë kasetën në serial. Por, sipas Ray J, ato e shkelën marrëveshjen në sezonin 3 të serialit.
 
Pasi Ray J refuzoi të ndryshonte marrëveshjen, Kardashian-ët e paditën për shpifje, duke iu referuar deklaratave të tij në TMZ dhe Twitch, ku ai i krahasoi P.Diddy-n, madje, u shpreh se janë edhe më keq. Ray J thotë se komentet e tij ishin të parëndësishme dhe në çdo rast, “të justifikuara” nga shkeljet që ai pretendon se kanë bërë Kim dhe Kris.

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Pyetja që bëhet gjithmonë para një mbjelljeje flokësh… 👀 Dhe përgjigjja që duhet të dëgjosh nga një specialist. Te @etern_hair_clinic çdo vendim nis me informacionin e duhur.