Showbiz

Dramë e re! Olsa i kundërpërgjigjet Alketës: “Mbretëresha e programeve të vyshkura”

Dramë e re! Olsa i kundërpërgjigjet Alketës:

Mesa duket, një dramë e re ka lindur! Olsa Muhameti, producentja e “BBVK” i është kundërpërgjigjur ashpër Alketa Vejsiut, e cila u shpreh se nëse do të ishte producente, do të ngrinte nivelin në “BBVK”.

“Domethënë, të gjykosh ti: “Mbretëresha” e programeve të vyshkura, arkaike, pa emocione, ashtu të rreme si ti! Dhe mos analizo vetëm nga rrjetet sociale…se tregon joprofesionalizëm. S’ke faj, se ashtu je ti, fasadë, jo brendi dhe si e tillë, programin e gjykon nga disa video interneti”.

Më tej, Olsa u shpreh:
 
“Gjithsesi të sfidoj, po kam frikë se do humbësh si para ca vitesh…”

Çfarë tha Alketa që Olsa reagoi kaq ashpër?

Në një rubrikë me pyetje-përgjigje në Instagram, Alketa u shpreh:

"Hah, duhet ta bëja një edicion unë. Në rolin e producentes dhe gazetares së një reality show s’më keni imagjinuar, por do të ishte bast i fituar. Do ta prezantoja mirë, do ta ngrija nivelin, sepse te Big-u i Kosovës, me ç’shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi, diskomfort. Shtysa kryesore është “seksi shet”.

Ajo shtoi:

“S’do shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv. TV ka një mision, është hapësirë shumë e privilegjuar. Lëre pastaj modelet që serviren, njerëzit që futen. Ka personazhe interesante, ka pastaj njerëz që nuk e di çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model ca modele që s’përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi."

Për Alketën, nuk shet gjithmonë vetëm seksi dhe vulgariteti, ndaj ajo këmbëngul te rritja e nivelit të personazheve dhe narrativës. Megjithatë, moderatorja nuk i futi të gjithë në një thes, duke u shprehur se ka dhe personazhe që i pëlqejnë aty brenda:
 
"Formati, ama, është eksperiment social televiziv i provuar për numrat dhe suksesin. Nuk e kontestoj. Mendoj që, edhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. I shpall luftë vulgaritetit dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe sillnin. Ka personazhe interesantë që më kanë pëlqyer, ndaj s’dua ta përgjithësoj këtë qëndrim", përfundoi ajo.
 

REELS

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕