
Miley Cyrus nuk u ngrit në këmbë dhe as nuk duartrokiti kur Lady Gaga u ngjit në skenë për të marrë çmimin për “Albumin më të mirë vokal-pop” gjatë ceremonisë së Grammy Awards 2026.


Mes gjithë kamerave dhe shumë të pranishmëve që qëndronin në këmbë duke gëzuar për suksesin e këngëtares, ky veprim i Miley Cyrus nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale.
Një përdorues shkroi në Twitter:
“Fytyra e Miley-t kur Lady Gaga fitoi? MË FALNI?!”
Miley’s face during lady gaga winning? EXCUSE ME ?! #Grammy #Grammys
— ???? (@boyle989) February 2, 2026
Ndërsa një tjetër komentoi:
“Tani më duhet një shpjegim pse Miley qëndroi ulur për Gaga-n…”
Now I need an explanation on why Miley sat for Gaga….
— justin. (@justindallas___) February 2, 2026
Disa fansa e justifikuan veprimin e Miley-t, duke thënë se problemi i këngëtares nuk ishte me Lady Gaga-n, por me producentin e saj, Andrew Watt, me të cilin ajo bashkëpunoi për albumin “Plastic Hearts” në vitin 2020.
“Miley nuk do të ngrihej kurrë në këmbë ndërsa Watt ishte në skenë. Kjo nuk kishte të bënte fare me Gaga-n. Ju lutem, mësoni historinë para se të flisni.”

Edhe pse nuk dihet saktësisht pse këngëtarja dhe producenti janë në konflikt, sipas disa fansave arsyeja mund të lidhet me thashetheme për një marrëdhënie të shkurtër mes tyre gjatë kohës që punuan së bashku.


