
Mbrëmë, 14 shtator, Hollywood-i shtriu tapetin e kuq në Teatrin Peacock në Los Angeles për ceremoninë e 77-të të ndarjes së çmimeve Emmy dhe, si gjithmonë, të gjithë sytë ishin te veshjet mbresëlënëse të yjeve.
Mbrëmja u drejtua nga komediani Nate Bargatze, ndërsa lista e të nominuarve përfshinte emra si Jean Smart, Kathy Bates, Adam Brody dhe Jake Gyllenhaal.
Dhe ndonëse të gjithë prisnin me padurim fituesit e çmimeve, shkëlqimi i vërtetë ndodhej në tapetin e kuq: çmimet Emmy bënë histori me paraqitjet që lanë gjurmë, nga fustani me korse i Zendaya-s nga Vera Wang te fustani me kapuç Miu Miu i Emma Corrin.
Më poshtë janë të gjitha paraqitjet më të spikatura nga Çmimet Emmy 2025.