
Familjes së Enrique Iglesias i është bashkuar një anëtar i ri këtë fundvit. Ai dhe gruaja e tij, Anna Kournikova, janë bërë prindër për herë të katërt më 17 dhjetor.
Lajmin vendosën ta bëjnë publik ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram.

“Rrezja ime e diellit 12.17.2025”, shkruhet krahas postimit ku shfaqet fotoja e foshnjes së tyre.
Deri tani ata kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit vetëm datën e lindjes së bebushit, gjinia dhe emri mbeten ende mister.
View this post on Instagram
Në gusht të këtij viti, një burim zbuloi se Iglesias dhe ylli i tenisit, Anna Kournikova prisnin të bëheshin prindër për herë të katërt dhe ishin më të lumtur se kurrë për këtë.
Çifti janë tashmë prindër të binjakëve Lucy dhe Nicholas, 7 vjeç, si edhe vajzës së tyre Mary, 5 vjeçe, të cilën e thërrasin me përkëdheli edhe me pseudonimin rus Masha.

Enrique dhe Anna janë bashkë prej 24 vitesh, që nga viti 2001, kur u njohën në xhirimet e videoklipit të këngës “Escape”, dhe që atëherë nuk janë ndarë më.



