Mbrëmë, si e shtunë që ishte, supozohej të transmetohej “Xing me Ermalin”. Kohën televizive e zuri finalja e “Këngës Magjike” dhe si rrjedhim, Ermali e kishte pushim. Mund ta kalonte mbrëmjen si të donte dhe e kaloi në studion e “Al Pazar” me Agron Llakajn.
Pas vitesh të tëra ndarjeje profesionale, Agroni dhe Ermali folën për ditët kur punonin bashkë në “Portokalli”, për fiksimin e Ermalit me Amin, gruan e tij të tanishme, për vështirësitë në gjetjen e velinës së re e për aventurat në New York.
Pastaj kënduan këngën më domethënëse: “Fati ynë, shpresë dhe marrëzi!” Si për të thënë që pavarësisht emisioneve konkurrenteve, mbeten miq.
“Ne të dy, kurrë s’jemi ndarë!”
A u bë kush tjetër nostalgjik për “Portokallinë” e atyre ditëve?