Metropolitan

Familjarët, miqtë dhe fansat i japin lamtumirën legjendës së muzikës, Ozzy Osbourne

Familjarët, miqtë dhe fansat i japin lamtumirën legjendës
Leon Neal/Getty

 
Të mërkurën, më 30 korrik, familjarët dhe miqtë e “princit të errësirës”, Ozzy Osbourne morën pjesë në lamtumirën e fundit të yllit të muzikës në qytetin Birmingham të Anglisë, ndërsa fansat mbushën rrugët e qytetit të tij të dashur për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)


Familjarët e të ndjerit vizituan “Broad Street”, ku ndodhen ura dhe stoli e Black Sabbath, të kthyera në një memorial publik për këngëtarin e “Crazy Train”, me lule, foto dhe mesazhe nga admiruesit.
 
Pjesë e funeralit madhështor ishte edhe një performancë live nga grupi lokal Bostin’ Brass, i cili interpretoi këngën “Iron Man”.

Familjarët, miqtë dhe fansat i japin lamtumirën legjendës
 
Arkëmorti i Ozzy-t ishte zbukuruar me lule të purpurta që krijonin emrin e tij, ndërsa fansat i hidhnin lule makinës së varrimit dhe brohorisnin “Ozzy, Ozzy”.
 
Makina e zezë e funeralit ndaloi më pas në urën e Black Sabbath, ku familja, përfshirë edhe nipërit dhe mbesat e Ozzy-t, zbriti për të parë homazhet për rreth 5 minuta, sipas pamjeve të transmetuara nga BBC.

Familjarët, miqtë dhe fansat i japin lamtumirën legjendës
 
Fansat bërtisnin “Të duam, Sharon”, ndërsa gruaja e pikëlluar e Ozzy-t, Sharon Osbourne, u shfaq zemërthyer, teksa ngushëllohej nga vajza e saj Kelly Osbourne, e cila e mbante për dore. Djemtë Jack Osbourne dhe Louis Osbourne, si dhe vajza Aimee Osbourne ishin gjithashtu pranë saj dhe dukeshin tejet të prekur teksa shikonin homazhet.

Familjarët, të gjithë të veshur me të zeza, bënë shenjën e paqes ndaj turmës që brohoriste, përpara se të kryenin homazhet e tyre.
 
Ozzy u të varros në një ceremoni private gjatë ditës së djeshme (30 korrik) në Buckinghamshire.

Familjarët, miqtë dhe fansat i japin lamtumirën legjendës

Ozzy Osbourne ndërroi jetë më 22 korrik dhe familja, me trishtim të thellë bëri me dije se i dashuri i tyre u nda nga jeta, i rrethuar nga dashuria.

Familjarët, miqtë dhe fansat i japin lamtumirën legjendës
 
Disa javë përpara vdekjes, Ozzy performoi në koncertin e fundit të Black Sabbath, duke shënuar ribashkimin e tij të parë me grupin pas 20 vitesh. Ai nuk mund të ecte për shkak të sëmundjes së Parkinsonit.
 
Një burim tha për People në korrik se familja po planifikonte një “funeral të vogël dhe privat” për “princin e errësirës”, së bashku me një memorial publik dhe një koncert nderimi në të ardhmen.
 
“Ata janë shumë mirënjohës për kohën e veçantë familjare që patën së bashku përpara se Ozzy të ndërronte jetë. Po planifikojnë një funeral të vogël dhe privat që do të jetë një kremtim i jetës së tij,” tha burimi në atë kohë, duke shtuar: “Ozzy nuk do të donte kurrë një ceremoni të trishtuar.”

Familjarët, miqtë dhe fansat i japin lamtumirën legjendës
 
Burimi shtoi se familja e Osbourne është “e prekur nga gjithë dashuria dhe mbështetja që po vjen nga e gjithë bota” në një humbje kaq të thellë.

 

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Pyetja që bëhet gjithmonë para një mbjelljeje flokësh… 👀 Dhe përgjigjja që duhet të dëgjosh nga një specialist. Te @etern_hair_clinic çdo vendim nis me informacionin e duhur.