Metropolitan

Çfarë?! Kanye vjen me një dokumentar, ku flet për jetën, bipolaritetin dhe martesën me Kim

Çfarë?! Kanye vjen me një dokumentar, ku flet për
YouTube

 
Kanye West është le të themi si një këlysh; nëse s’e sheh vërdallë, është duke bërë ndonjë prapësi. Këtë herë, do të vijë me një dokumentar “In Whose Name?” dhe në trailerin e publikuar të martën, shfaqet Kim, e cila duke qarë, i thotë reperit, i cili tanimë ka ndryshuar emrin në Ye se personaliteti i tij nuk ka qenë kështu më parë.

Kanye, i diagnostikuar me çrregullim bipolar, por që më vonë ka pretenduar se në fakt ishte autizëm, thotë gjithashtu se ka pesë muaj që nuk po merr më ilaçet.

Në një tjetër skenë të ngarkuar emocionalisht, Kim përpiqet ta qetësojë Kanye-n, i cili gjithë nerva i drejtohet:

“Mos ma thuaj kurrë se do të zgjohem një ditë dhe nuk do kem asgjë!”

Kim i përgjigjet: “Mund të flasim për këtë më vonë, por…”, ndërsa reperi i thotë se nuk ka asnjë “por”.

Çfarë?! Kanye vjen me një dokumentar, ku flet për

Traileri tregon gjithashtu mbi kandidimin e reperit për president dhe momentin kur ai shpërthen në lot gjatë një prej tubimeve të tij shpirtërore “Sunday Service” që organizoi në vitin 2019.

“Më mirë të jem i vdekur, sesa të marr ilaçe,” thotë hapur në një moment në trailer. “Ose ata më shkatërrojnë mua, ose unë i shkatërroj ata!”, vijon ai, duke shtuar se duan t’i vrasin aftësinë e tij për të menduar jashtë kornizave.

Traileri mbyllet me fjalët e Kanye-s: “E di cila është gjëja më të mirë e të qenit artist dhe bipolar? Çdo gjë që bën dhe thua është një vepër arti.”

Çfarë?! Kanye vjen me një dokumentar, ku flet për

Dokumentari është realizuar nga Nicolas Ballesteros, i cili ka filmuar pamje intime të Kanye-s për një periudhë gjashtëvjeçare.

Premiera e dokumentarit do të jetë më 19 shtator në bashkëpunim me rrjetet e kinemave AMC, Regal dhe Cinemark.

Kim, 44 vjeç, dhe Kanye, 48 vjeç, kanë qenë të martuar për gati shtatë vite para se divorci i tyre të finalizohej në nëntor 2022. Ata kanë katër fëmijë: North, 12 vjeç, Saint, 9, Chicago, 7 dhe Psalm, 6 vjeç.

Në shkurt, një burim i tha Page Six se Kim po “qëndronte larg” ish-bashkëshortit të saj pasi ai vazhdonte të bënte lajme me postimet e tij të çuditshme në rrjetet sociale.

Çfarë?! Kanye vjen me një dokumentar, ku flet për

“Ajo nuk do të ketë të bëjë fare me dramën e tij,” tha burimi, duke shtuar se ajo i konsideron sjelljet e tij në rrjet “shqetësuese.”

“Kim nuk i ka lexuar të gjitha mesazhet që Kanye ka postuar sepse nuk ia vlen të çojë dëm kohën dhe energjinë e saj”.

Në shkurt, reperi i “Gold Digger” tregoi se gruaja e tij, Bianca Censori, e ndihmoi në rrugëtimin e tij si njeri me autizëm.

“Gruaja ime më çoi sepse tha: ‘Diçka tek personaliteti yt nuk më duket si bipolar, e kam parë bipolaritetin më parë,’” tha Kanye në podcast-in “Doënload”, duke theksuar se Bianca ishte “e edukuar.”

Më tej, zbuloi se në fakt, ka autizëm: “Dhe doli që, në të vërtetë, jam një person me autizëm”.

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Pyetja që bëhet gjithmonë para një mbjelljeje flokësh… 👀 Dhe përgjigjja që duhet të dëgjosh nga një specialist. Te @etern_hair_clinic çdo vendim nis me informacionin e duhur.