
Fotot e reja të Hailey Bieber me bikini nga pushimet në Spanjë tregojnë më së miri se ajo di ta shijojë verën siç duhet. Themeluesja e markës Rhode këtë sezon ka qenë e angazhuar me promovimin e produktit të ri të buzëkuqit me peptide, në nuancën Lemontini. Dhe siç duket, ajo ka përqafuar në çdo kuptim një “verë lemontini”, plot ngjyra, freski dhe stil.
Kohët e fundit, Hailey është shfaqur me një set bikini ngjyrë të verdhë e bardhë me detaje të zeza, duke reflektuar një stil të pastër “It girl” dhe duke treguar se për të, vera sapo ka nisur.
Në përshkrimin e postimit ajo shkroi me humor: “summer club lemontini girli”. Në foton e parë, ajo shihet me një set veror në ngjyrë të verdhë dhe të bardhë, me një gotë martini në dorë. Ajo e kombinoi pamjen me një orë të hollë floriri dhe syzet e saj të zeza ikonike.
Një tjetër foto tregonte më qartë bikini-t elegante: pjesa e sipërme kishte model lidhëse me jakë halter dhe ngjante yll. Sa i përket makeup-it, Hailey kishte zgjedhur një grim të lehtë.
Postimin e përmbylli me një video të shkurtër ku shfaqej duke marrë rreze, dukshëm e relaksuar dhe plot shkëlqim.
View this post on Instagram