
Stresi ka dalë hapur në mbështetje të mikut të tij, Noizy-t, duke e cilësuar arrestimin e tij në Zvicër si një “inskenim të madh”. Ai fillimisht postoi në rrjete sociale një story me mbishkrimin “Lirojeni vëllain tim së shpejti”, duke treguar solidaritetin e tij për Noizyn.
Më pas, në një video, ai reagoi ndaj komenteve që qarkulluan online pas lajmit:
“Isha duke parë shumë komente rreth ngjarjes. Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Fatkeqësisht në Shqipëri gjithmonë u bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq. Unë jam 100% i sigurt që është një keqkuptim shumë i madh përsa i përket çfarë i ka ndodhur Zinit."
Më pas, ai shprehu se mendonte se nuk ishte rastësi që një keqkuptim i tillë ndodhi në një kohë kaq të zënë me projekte për Noizy-n:
"Mendoj që është dhe inskenim për t’i bërë keq padrejtësisht. Sa nxorri albumin, sa filloi projektet, sa lançoi datat e koncerteve, turneut. Mos u gëzoni me të keqen e tjetrit se shumë shpejt ka për të dalë triumfues.”