Metropolitan

Hapi i rëndësishëm! Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Hapi i rëndësishëm! Italia, vendi i parë në BE që
Google Images


Italia bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian që ka miratuar ligjin për rregullimin e inteligjencës artificiale dhe kufizimin e saj për aksesin e fëmijëve. Gjithashtu, personat që e përdorin inteligjencën artificiale me qëllime dëmtuese, mund të përballen me burg.

Qeveria e djathtë e Giorgia Meloni tha se ligji, i cili përputhet me “Ligjin historik të BE-së për Inteligjencën Artificiale”, është një hap vendimtar për mënyrën se si përdoret inteligjenca artificiale në Itali.

Qëllimi është të promovohet “përdorimi i inteligjencës artificale në mënyrë transparente dhe të sigurt” duke theksuar “risinë, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e privatësisë”.

Projekti i ligjit parashikon dënime me burg nga një deri në pesë vjet për shpërndarjen e paligjshme të përmbajtjeve të krijuara ose manipuluara nga inteligjenca artificiale, nëse ato shkaktojnë dëme.

Do të ketë gjithashtu sanksione më të rrepta për përdorimin e teknologjisë për kryerjen e krimeve, duke përfshirë mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit, si dhe rregulla më strikte për transparencën dhe mbikëqyrjen e njerëzve në sektorë të ndryshëm si: shëndetësia, arsimi, drejtësia dhe sporti.

Për më tepër, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë nevojë për pëlqimin e prindërve për të pasur akses në inteligjencën artificiale.

Alessio Butti, nënsekretar për Transformimin Digjital, tha se ligji “sjell risinë brenda kufijve të interesit publik, duke drejtuar inteligjencën artificiale drejt rritjes, të drejtave dhe mbrojtjes së plotë të qytetarëve”.

Qeveria ka caktuar Agjencinë për Italinë Digjitale dhe Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike për të zbatuar ligjin, i cili mori miratimin përfundimtar në parlament pas një viti debatesh.

Hapi i rëndësishëm! Italia, vendi i parë në BE që

Giorgia Meloni foli për inteligjencën artificiale në mars të vitit të kaluar, kur dhe e konsideroi teknologjinë si “revolucionin më të madh të kohës sonë”, por theksoi se ajo mund të arrijë potencialin e saj të plotë “vetëm nëse zhvillohet brenda një kuadri rregullash etike që përqendrohen te njerëzit, të drejtat dhe nevojat e tyre”.

Ligji autorizon deri në 1 miliard euro nga një fond kapitali shtetëror për të mbështetur kompanitë aktive në inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe telekomunikacion, pavarësisht se kritikët argumentojnë se shuma është e vogël krahasuar me investimet që bëhen nga SHBA dhe Kina.

REELS

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩