Metropolitan

Komentet për vrasjen e Charlie Kirk: Pezullohet emisioni “Jimmy Kimmel Live!”

Komentet për vrasjen e Charlie Kirk: Pezullohet emisioni “Jimmy
DISNEY/RANDY HOLMES

Emisioni shumë i ndjekur “Jimmy Kimmel Live!” do të pezullohet për një periudhë të pacaktuar, pas komenteve të cilësuara si "të pahijshme" që moderatori Jimmy Kimmel bëri mbi vrasjen e Charlie Kirk. ABC ka njoftuar publikun për këtë vendim, disa orë pasi Rregullatori i Transmetimeve në SHBA kërcënoi për heqjen e licensave të transmetuesve, nëse nuk merrnin masa ndaj moderatorit.

Rrjeti i ABC, në pronësi të Disney, bëri me dije, përmes një deklarate të dhënë më 17 shtator 2025 se do të hiqej nga programi emisioni i Jimmy Kimmel. Pezullimi nënkupton që ABC do të transmetojë një emision tjetër në vend të tij.

Donald Trump e quajti më vonë këtë lëvizje si një “lajm i madh për Amerikën” dhe përgëzoi ABC për “guximin” e saj në një postim në rrjetet sociale, duke shënjestruar edhe Jimmy Fallon dhe Seth Meyers, të cilët i quajti “dështakë”.

Vendimi i ABC për të pezulluar Jimmy Kimmel erdhi vetëm minuta pasi një nga pronarët më të mëdhenj të stacioneve televizive në SHBA, Nexstar Media, tha se “kundërshtonte fuqishëm” komentet e tij dhe do të pezullonte çdo episod të “Jimmy Kimmel Live!” që ishte planifikuar të transmetohej në stacionet e tij në mbarë vendin.

Sinclair Broadcast Group, që zotëron më shumë stacione ABC se çdo konglomerat tjetër televiziv, përfshirë Nexstar, njoftoi se do të transmetonte një homazh për Charlie Kirk gjatë orarit që duhet të kishte “Jimmy Kimmel Live!”.

Para se ABC të pezullonte Jimmy-n, kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve, Brendan Carr, u kishte bërë thirrje transmetuesve lokalë që të ndalonin transmetimin e emisionit, duke thënë se ata po “rrezikonin gjoba ose revokim licence nga FCC” gjatë një paraqitjeje në podcast-in e komentatorit të djathtë Benny Johnson.

Dje në mbrëmje (17 shtator) Brendan Carr falënderoi Nexstar “që bëri gjënë e duhur” në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Transmetuesit lokalë kanë si detyrim t’i shërbejnë interesit publik,” shkroi ai. “Edhe pse kjo mund të jetë një vendim pa precedent, është e rëndësishme që transmetuesit të kundërshtojnë programet e Disney-t që ata cilësojnë se nuk përmbushin standardet e komunitetit.”

Gjatë monologut të së hënës, më pak se një javë pasi Charlie Kirk u qëllua për vdekje gjatë një turneu në Utah, Jimmy Kimmel tha:

“Prekëm disa nivele të reja të fundit këtë fundjavë, me bandën e “Make America Great Again” (“MAGA”), që përpiqet të paraqiste djalin që vrau Charlie Kirk si një tjetër person dhe duke bërë gjithçka për të përfituar politikisht nga kjo”.

Më tej, Jimmy u shpreh se shumë po punonin për të përfituar nga vrasja e Charlie Kirk, ndërsa akuzoi drejtpërdrejt zëvendëspresidentin JD Vance se po fajësonte lëvizjen e majtë, pa pasur asnjë provë, referuar deklaratës së tij nga Shtëpia e Bardhë:

“Ndërsa në anën tonë (e djathta) ka padyshim disa të çmendur, është fakt statistikor që shumica e të çmendurve në politikën amerikane sot janë anëtarë krenarë të së majtës ekstreme,” tha Vance.

“Dhe me ‘fakt statistikor’, ai nënkupton ‘marrëzi absolute’,” tha Jimmy Kimmel, duke cituar një studim që tregonte se grupet e ekstremit të djathtë ishin burimi më i madh i terrorizmit të brendshëm dhe dhunës ekstremiste në SHBA. Departamenti i Drejtësisë e ka hequr studimin nga faqja e tij zyrtare.

Andrew Alford, presidenti i divizionit të transmetimeve në Nexstar, i quajti komentet e Jimmy Kimmel “ofenduese dhe të pandjeshme në një moment kritik të debatit politik kombëtar”.

“Vazhdimi i dhënies së një platforme transmetimi për z. Kimmel në komunitetet që ne shërbejmë, thjesht nuk është në interesin publik për momentin dhe ne kemi marrë vendimin e vështirë për të pezulluar emisionin e tij me shpresën që mendimet racionale të mbizotërojnë ndërsa shkojmë drejt rifillimit të një dialogu respektues e konstruktiv,” tha Alford.

Jimmy Kimmel ende nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi këtë çështje.

 

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj