Metropolitan

Khëm-khëm! Ndryshe nga ç’e dinim, vazhdon romanca mes Katy Perry dhe Justin Trudeau

Khëm-khëm! Ndryshe nga ç’e dinim, vazhdon romanca mes
Getty

Përditësimi i fundit që kishim nga marrëdhënia Katy-Justin ishte se ajo thjesht “ishte ftohur”, por mesa duket, raportimet s’paskan qenë të vërteta, ose shkëndijat janë rindezur.
 
Këngëtarja dhe ish-kryeministri kanadez vijojnë të jenë “të interesuar për njëri-tjetrin”, por duan ta mbajnë shumë private lidhjen e tyre.

“Kanë vendosur të jenë shumë më privatë,” i tha një burim Us Weekly. “Ata ende flasin dhe janë shumë të interesuar për njëri-tjetrin.”

Sipas një burimi tjetër për,Justin dhe Katy nuk është se e kanë shumë seriozisht marrëdhënien, për momentin, kryesisht sepse ai është politikan, ndërsa Katy, super e zënë me turneun e saj “Lifetimes”. Ata mund të ritakohen sërish disa javë më vonë, pasi këngëtarja të rikthehet nga Brazili.
 
Katy dhe Justin filluan të nxisin thashetheme për lidhje në korrik, kur u fotografuan duke shijuar një darkë të thjeshtë, por intime, në Montreal. Pak më vonë, Justin u pa duke marrë pjesë në një nga koncertet e Katy-t.


 
Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë deri sa një burim tha për “The Daily Mail” se gjërat kishin “ftohur,” pjesërisht për shkak të vëmendjes së mediave. “E di me siguri që Justin nuk ishte i kënaqur që fotot dolën,” tha burimi, duke iu referuar fotografive të paparacëve nga takimi i tyre i parë.
 
“Kjo është çështja: Nëse do të jesh me Katy, duhet të përballesh me paparacët dhe pasojat,” vazhdoi burimi. “Nuk e di sa i përgatitur ishte për këtë”.
 
Megjithatë, ku ka komunikim, ka edhe mundësi!

 

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.