Horoscope

Hëna e plotë në Bricjap: Ja ç’do të ndodhë me shenjat e horoskopit

Hëna e plotë në Bricjap: Ja ç’do të ndodhë
Getty Images

Më 10 korrik 2025, Hëna në Bricjapin ambicioz do të jetë në kundërshtim me Diellin në Gaforren e butë. Kjo Hënë e plotë ka fuqinë e rrallë për të pëshpëritur drejtpërdrejt në shpirtin tënd: Është koha të ngrihesh dhe të bëhesh ai version i vetes që është shëruar nga e shkuara. Por ka një kleçkë: Duhet të pushosh për t’u ringritur.
 
Kjo ngjarje do të kërkojë që të përgatitesh për nivelin tjetër — shpirtërisht, emocionalisht, mendërisht. Vetëm ki kujdes se ku po shpenzon energjinë tënde.
 
Dashi
 
A është froni yt i ndërtuar mbi një themel të fortë, Dash? Beso përgjigjen e parë që të vjen në mendje dhe puno me të vërtetën tënde. Nëse bota jote e brendshme ndihet e balancuar, lejoji vetes ca kënaqësi. Por, mos ki frikë as nga presioni, pasi qartëson vizionin tënd.
 
Demi
 
Je i/e destinuar të përdorësh forcën tënde të brendshme për të formuar dhe frymëzuar botën përreth. Por ka një gjë që të pengon: Dëshira që ke për kontroll. Të ndjesh emocione nuk do të të çojë në papërgjegjshmëri, është një mënyrë shumë e mirë për t’i treguar botës një tjetër anë tënden. Hiqe maskën dhe dil në dritë!
 
Binjakët
 
Para se të transformohesh, pyet veten çfarë do të bëhesh në të vërtetë. Rritja nuk kërkon domosdoshmërisht “të vrasësh versionin tënd të vjetër”, pasi ai të duhet për të ecur përpara. Mos e braktis veten, por sërish, shko përpara me besim në vete.
 
Gaforrja
 
Kjo Hënë e plotë të fton të dyfishosh butësinë. Lejo që emocionet të të përshkojnë dhe që ndjeshmëria jote të mos jetë një barrë, por një mënyrë për të ecur përpara. Shprehu, përqafoji njerëzit, tregoju sa i do ata. Mos harro: Nuk ka nevojë të kesh një jetë perfekte, mjafton të gjesh kënaqësitë e vogla!
 
Luani
 
Ndoshta duhet të ndalosh dhe të rishikosh ritualet e përditshme, Luan. Ndoshta gjithçka po ndodh vetëm sepse ti ke ngecur në të njëjtën pikë. Rritja e vërtetë ndodh kur ti mendon për vizionin tënd. Kontrollo kalendarin, rishiko zakonet dhe njerëzit me të cilët shpenzon kohë. Vetëdisiplina është përkujdesje, ndaj merr kohën dhe fokusohu te vetja.
 
Virgjëresha
 
Virgjëreshë, ti je brilante, analitike dhe punëtore. Por, je edhe një shpirt krijues që meriton gëzim dhe të të llastojnë. Dërgoji mesazh një miku/eje, dil, bëj qejf, shko në evente dhe ekspozita. Është shumë e rëndësishme për ty që të shprehësh kreativitetin, ndaj mos u step edhe nëse rezultati nuk është perfekt që në tentativën e parë.
 
Peshorja
 
Lëre nostalgjinë pas! Po errëson vizionin tënd për gjërat që je në gjendje të bësh. E kaluara është shkruar, por e ardhmja është ende në dorën tënde. Nëse ndalon parashikimin e së ardhmes dhe fillon të jetosh në të tashmen, mund të zbulosh se je tashmë në procesin e rikrijimit të vetes.
 
Akrepi
 
Dëshira jote për lidhje dhe kontakte mund të të vendosë në një hapësirë ku u jep shumë njerëzve që jo gjithnjë kanë të njëjtat ndjesi me ty. Kujdes! Mos e ngatërro mbështetjen me sakrificën. Ti mund të jesh aty për njerëzit, por vendos edhe barriera për veten!
 
Shigjetari
 
Rishikimi i vlerave të tua nuk është tradhti — është evolucion. Rritja nuk vjen pa lot, por na beso, ia vlen! Bëj përpara, edhe nëse ka disa situata dhe njerëz që duhet të lësh pas. E dimë, dhemb, por ndryshe, si do të rritesh?
 
Bricjapi

Je personazhi kryesor i kësaj Hëne të plotë dhe mësimi yt është të mos shkosh në drejt një epoke të re me egërsi dhe dyshime. Pushimi nuk është dobësi, por energji dhe mënyra e duhur për të shkuar në një tjetër nivel.
 
Ujori
 
Ke një mendje brilante, por sistemi nervor ka nevojë për vëmendje. Rruga jote drejt njohurisë është e qartë! Qetësia dhe qartësia do të të ndihmojnë të shkosh përtej. Një sistem nervor që ndihet i sigurt për të pranuar informacionin, është esencial. Filloi një praktikë meditimi, pasi edhe 5 minuta në ditë mund të ndikojnë për mirë.
 
Peshqit

Je i mbushur me urtësi hyjnore, por para se të mësosh të tjerët se si të jenë më vetvetja, sigurohu që të jesh pranë vetes dhe zërit tënd. Pusho, vendose telefonin në “Do Not Disturb”, merr kohën e duhur për fëmijën tënd të brendshëm dhe realizo çdo pasion që mendon se do të të sjellë buzëqeshje.

 

REELS

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

----hena-e-plote-ne-bricjap-ja-cdo-te-ndodhe-me-shenjat-e-horoskopit-i83246