
Dielli hyn zyrtarisht në shenjën e tij të zjarrtë, në Luan, më 22 korrik. Vetëm dy ditë më pas, më 24 korrik, Dielli do të bashkohet me Hënën, duke nisur një cikël të ri hënor dhe duke sjellë ngjarjen qiellore: Hënën e Re të korrikut. Me të dy trupat qiellorë të bashkuar në shtëpinë e tyre të nxehtë, kjo ndodhi premton të jetë shumë e fuqishme për shumicën e njerëzve. Megjithatë, Hëna e re e korrikut do të jetë veçanërisht intensive për disa shenja të horoskopit.
Luani
Përgatitu të çlirohesh dhe të lësh pas të shkuarën, Luan. Është sezoni yt, dhe Hëna e re në shenjën tënde po të shtyn të përqafosh autenticitetin tënd. Natyrisht, transformimi nga një larvë në flutur nuk është i lehtë, kështu që do të duhet të jesh i/e gatshme të përballesh me sfida dhe të dalësh nga zona jote e rehatisë. Kjo Hënë e re është një mundësi për të vendosur objektiva të reja dhe për të rritur dëshirat drejt qëllimeve më të mëdha dhe më domethënëse.
Për shkak të përballjes së kësaj Hëne me Plutonin transformues në zonën tënde të marrëdhënieve, mund të ndjesh se njerëzit pranë teje janë një shëmbëlltyrë e rritjes tënde aktuale. Në vend që të reagosh vetëm me emocione, përdori këto momente si një motivim për të shqyrtuar më thellë bindjet dhe pikëpamjet e tua të brendshme. Mund të të çojnë në një zbulim të madh që hap një kapitull krejt të ri.
Akrepi
Kjo Hënë e re po ndodh në një nga zonat më të rëndësishme të hartës tënde astrologjike, kështu që të sfidon të dalësh përpara dhe të marrësh rolin që të takon. Ndjesia se nuk je mjaftueshëm (sindroma e imposterit) mund të rikthehet dhe mund të preket nga kujtime të ndjeshme apo bindje të vjetra që të thonë se nuk je i/e denjë për sukses. Por është koha për të nisur një rrëfim të ri; një që pasqyron vërtet rritjen, vetëbesimin dhe ekspertizën që ke fituar me shumë punë.
Aspekti më i fortë i kësaj Hëne është përballja e saj me Plutonin — planetin tënd sundues të errët dhe të mistershëm — ndaj pritet të bësh një zhytje të thellë në mendimet dhe frikërat e tua. Çfarë bindjesh kufizuese po të mbajnë pas në rrugën tënde profesionale? Pse dyshon në vlerën tënde? Ballafaqohu me pasiguritë dhe nis një udhëtim të ri, pa to.
Ujori
Hëna e re në Luan po ndriçon zonën e marrëdhënieve të tua, duke të inkurajuar të ndërtosh më shumë besim në vete, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet e rëndësishme me të tjerët. Është një moment i bukur për të hedhur një hap përpara në një partneritet, qoftë romantik apo miqësor, sepse universi po të vendos topin në fushën tënde. Ndiq zemrën kur merr vendime që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe beso në aftësinë tënde për të dalluar çfarë është më e mira për lidhjet më të ngushta.
Tani po fiton vetëbesim edhe në mënyra të tjera, sepse po formon një ide më të qartë për nevojat e tua personale, çka do të ndikojë në mënyrën se si shfaqesh për të tjerët. Ndërsa Hëna e re përballet me Plutonin e mistershëm në shenjën tënde, do të ndjesh thirrjen e transformimit që të çon drejt një versioni më të sinqertë dhe të vërtetë të vetes. Ndalo së u përpjekuri për t'u përshtatur me imazhin që të tjerët kanë për ty.