Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën
Google Images

Vera ka ardhur dhe është përvëluese! Më 29 qershor, Mërkuri në Luan u përball me Plutonin në prapavijë në Ujor, duke i hedhur benzinë dramave që ndodhin në jetën tënde. Edhe një pyetje e thjeshtë mund të çojë në një përplasje të fortë. Trego kujdes në ndërveprime dhe qëndro në drejtimin tënd.

Dashi

Tensionet po rriten me shoqërinë tënde! Po merr shumë kontroll në dorë dhe po vendos rregullat e miqësisë. Lëre pak veten të qetë dhe do kuptosh që nuk ke pse ta kontrollosh gjithçka për të siguruar besnikërinë e miqve. Ata e dinë që je i/e veçantë dhe do të trajtojnë si i/e tillë.

Demi

Vetëm punë dhe aspak argëtim të bën të kërkosh aventura. Nëse nuk i lejon vetes pak çlodhje, do fillosh ta urresh punën tënde. Përdor ditët e pushimit dhe merr pak kohë për veten këtë verë – edhe një dalje e thjeshtë në një bar do të të përmirësojë humorin.

Binjakët

Disa nga fjalët e tua po keqinterpretohen, duke sjellë konflikte për shkak të keqkuptimeve. Të shkruarit mund të keqkuptohet, ndaj përpiqu të sqarohesh përmes një bisede me zë apo ballë për ballë. Zëri do të të ndihmojë të kuptohet më mirë qëllimi yt.

Gaforrja

Je duke hezituar për të kërkuar rritjen që e meriton. Merre guximin dhe kërkoje! Do kuptosh që shefi dhe drejtuesit janë në anën tënde. Të gjithë duan që të kesh sukses, ndaj do të të mbështesin që të marrësh atë që të takon.

Luani

Ke diçka në mendje, por nuk je gati ta ndash atë me të tjerët. Motivet mund të jenë të ndryshme, por ki kujdes për atë që po shkakton. Partneri/ja po mbyllet në vete sepse ndjen që po fsheh diçka. Jepi një ‘detaj’ që ta vendosësh në dijeni dhe pastaj shpjego gjithçka pa presion.

Virgjëresha

Nuk je hipokrit/e, por nuk të pëlqen të mos jesh personi i preferuar i të tjerëve. Edhe kur ata që të rrethojnë të nervozojnë, ti shtiresh sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, këtë javë, një mik i lodhur nga ky qëndrim mund të dojë të përballet, duke të të vendosur në një situatë stresuese.

Peshorja

Duke lexuar mes rreshtave, arrin të kuptosh kontekstin e gjërave. Nëse dikush përpiqet të të ‘sulmojë’ apo të të lërë në hije, do e ketë të vështirë sepse ti je në mbrojtje të plotë. Kur është nevoja, debato siç di ti dhe mos ki frikë të vendosësh kufij.

Akrepi

Po përpiqesh shumë të shmangësh debatet me shoqërinë. Por e vërteta është se nuk duhet të ndryshosh veten për t’u përshtatur. Është në rregull të kesh mendime ndryshe. Ndoshta mendimet e tyre do ndryshojnë dhe do bien dakord me ty. Thuaje atë që mendon.

Shigjetari

Të shohësh është të besosh – ndaj mos merr asnjë vendim pa parë faktet dhe provat. Vetëm prova që do të shohësh me sytë e tu mund të të bindë. Ti je si juria në këtë çështje, ndaj njofto të tjerët që je ende në proces vendimmarrjeje.

Bricjapi

Nuk duhet të zbulosh të vërtetën nga miqtë e ngushtë, sikur je në një çështje hetimore. Nëse dikush (apo disa) nuk po të thonë të vërtetën, ngadalëso dhe analizo faktet. Nuk ka rëndësi se sa e ngushtë ka qenë marrëdhënia me këta (ish)miq, kupto se ndonjëherë duhet të rikujtohesh se vlen dhe meriton më shumë.

Ujori

Romanca ka qenë herë e nxehtë, herë e ftohtë. Kjo javë sjell emocione të forta dhe mund të të shtyjë të angazhohesh plotësisht me një person që të pëlqen. Por bëj kujdes që të mos premtohesh më shumë sesa mund të ofrosh.

Peshqit

Kjo është një javë e nxehtë dhe do të jesh një person mjaft flirtues. Pamja jote do të jetë magnetike dhe komunikimi, zjarr. Je në një moment të mrekullueshëm, komplimentet nuk do të ndalen, ndaj posto foto dhe dil sa më shumë.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb