Health

Ja sa hapa të duhen për një shëndet më të mirë! (Spoiler: Jo 10,000)

Ja sa hapa të duhen për një shëndet më të
news.llu.edu

Të ecësh më shumë mund të ulë rrezikun për demencë, depresion dhe vdekje nga kanceri, si dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës, sipas kërkimeve të fundit. Ka edhe një lajm të mirë: Mund të mos jetë e nevojshme të ecësh aq shumë sa mendohej më parë për të përfituar këto përfitime.

NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar) rekomandon një ecje të shpejtë prej 10 minutash çdo ditë. Shumë njerëz synojnë të ecin 10,000 hapa në ditë, por kanë vështirësi për ta arritur këtë objektiv, megjithatë, tani studiuesit kanë përllogaritur se edhe 7,000 hapa mund të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur shëndetin.

Shkencëtarët analizuan të dhëna nga më shumë se 160,000 të rritur dhe zbuluan se ecja me 7,000 hapa në ditë lidhej me rrezik më të ulët për disa sëmundje serioze dhe për vdekshmërinë në përgjithësi.

Ndërkohë që studimet e mëparshme ishin përqendruar kryesisht te lidhja mes numrit të hapave dhe shëndetit të zemrës, apo normave të përgjithshme të vdekjes, ky rishikim sistematik, i publikuar në “The Lancet Public Health”, kërkoi të shqyrtonte më gjerësisht sesi shtimi i hapave në ditë ndikon edhe në shëndetin mendor dhe sëmundje të tjera.

Krahasuar me ata që ecnin vetëm 2,000 hapa në ditë, studiuesit zbuluan se ecja me 7,000 hapa në ditë lidhej me:

37% më pak rrezik për të vdekur nga kanceri
14% më pak rrezik për diabet tip 2
38% më pak rrezik për demencë
22% më pak rrezik për depresion
28% më pak rrezik për rënie (sidomos tek të moshuarit)

Gjithashtu, kishte 25% më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare dhe 47% më pak rrezik për vdekje të përgjithshme.

Edhe pse numri i hapave nuk mat intensitetin apo cilësinë e aktivitetit fizik, rezultatet theksojnë rëndësinë e qëndrimit aktiv. Studiuesit vunë re se ka një “kthim investimi” me çdo 1,000 hapa shtesë në ditë. Megjithëse rreziku vazhdon të ulet përtej 7,000 hapave.

Prof. Melody Ding, nga Universiteti i Sidneit dhe autore kryesore e studimit, tha se ata që ecin tashmë 10,000 hapa nuk kanë arsye të ndalojnë, por për ata që janë më pak aktivë, 7,000 hapa janë një objektiv më realist dhe gjithashtu i dobishëm.

“Ata që janë aktivë dhe ecin 10,000 hapa në ditë, vazhdoni kështu – nuk ka nevojë të ndryshoni asgjë. Por për ata që janë larg këtij objektivi, ecja me 7,000 hapa në ditë sjell përfitime pothuajse të ngjashme për shëndetin.”

Dr Daniel Bailey, nga Brunel University në Londër, tha se ky studim “hedh poshtë mitin” se duhet të ecësh patjetër 10,000 hapa në ditë për të qenë i/e shëndetshëm.

“Në jetën e vërtetë, njerëzit mund të përfitojnë nga rritje të vogla të aktivitetit fizik, si për shembull vetëm 1,000 hapa më shumë në ditë. Për përfitime të mira, mund të rekomandohen 5,000–7,000 hapa në ditë, çka është më e arritshme për shumë njerëz sesa objektivi jozyrtar i 10,000 hapave.”

Ndërsa June Davison, infermiere kardiake e Fondacionit Britanik të Zemrës, shtoi:

“E dimë që ecja e rregullt është një nga mënyrat më të lehta për të mbajtur një stil jetese të shëndetshëm dhe për të ulur rrezikun për sëmundje të zemrës”.

Ajo theksoi:

"Të rriturit duhet të synojnë të arrijnë 150 minuta aktivitet me intensitet të moderuar çdo javë, por e dimë që nuk është gjithmonë e lehtë të jesh aktiv. Edhe ecjet e shkurtra gjatë telefonatave apo 10 minuta ecje të shpejtë gjatë pushimit të drekës mund të ndihmojnë për të ulur rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.”

Pra, edhe kur ora jote inteligjente tregon më pak se 10,000 hapa, mos e vrit mendjen! Ke ndikuar pozitivisht në shëndetin tënd. 

REELS

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit