
Luois Tomlinson foli hapur për intervistën famëkeqe që YouTuber-i Logan Paul i bëri ish-anëtarit të ndjerë të One Direction, Liam Payne, në vitin 2022, një bisedë që, sipas Tomlinson, është ende burimi i neverisë së tij ndaj Logan Paul-it.
“E urrej përjetësisht atë dreq... një person i tmerrshëm, i tmerrshëm,” tha ai për The Independent në një intervistë të re.
Në atë intervistë në podkastin "Impaulsive", Liam Payne foli për mënyrën si Simon Cowell krijoi grupin One Direction, duke pretenduar se grupi ishte ndërtuar “rreth Liam-it”.
Në një moment që u bë viral, Liam Payne quajti Louis Tomlinson si njeri “i zhurmshëm” dhe tregoi se një prej anëtarëve të grupit (pa i përmendur emrin) e kishte shtyrë për muri pas skene në një koncert.
Louis, tani 33 vjeç, e kritikoi mënyrën si Logan Paul e trajtoi intervistën dhe tha:
“Mendoj se ky është problemi me disa nga këto forma të reja të ‘medias’. Do të doja të mendoja se shumica e gazetarëve, të paktën disa, e kanë për detyrë të kujdesen për të ftuarit.”
Pas publikimit të kësaj interviste, Payne u përball me një reagim të ashpër nga fansat dhe më vonë kërkoi falje duke thënë:
“Isha aq i zemëruar nga gjithçka që po ndodhte rreth meje… dhe ia nxora inatin të tjerëve.”
Ai zbuloi gjithashtu se kishte kaluar 100 ditë në rehabilitim.
Fatkeqësisht, Liam Payne vdiq në tetor 2024, pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit në Buenos Aires, Argjentinë. Ai ishte 31 vjeç.
Sipas raportit mjeko-ligjor, Payne pësoi një frakturë në kafkë dhe kishte gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Në gjak iu gjetën nivele të larta alkooli, katër herë mbi normën ligjore, si dhe disa substanca narkotike, përfshirë kokainë dhe benzodiazepinë.
Një muaj më vonë, ish-anëtarët e One Direction u mblodhën pranë Londrës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Liam-it.